Milo e Gjinushi, akuza ODIHR
14/05/2012
Në emër të partive të vogla të majta e të djathta, Paskal Milo ka shprehur habinë dhe shqetësimin, si është e mundur që ODIHR, del kundra numërimit elektronik duke minuar kështu jo vetëm punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe procesin e zgjedhjeve në 2013-ën.

Sipas zotit Milo, Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend laborator për të eksperimentuar projektet pilot të ODIHR, në një kohë, siç theksoi ai, zgjedhjet shqiptare kanë një emërues të përbashkët, që është vjedhja. "Ne shprehim cudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar. Na është premtuar që në fillim, qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike që do të garantonin numërimin elektronik, që do të garantonin identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithcka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri", tha Milo. E ndërsa kryeministri Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të PD tha se ODIHR është një gardian i zgjedhjeve, kreu PSD-së Skënder Gjinushi akuzoi këtë organizatë se është vënë në shërbim të kryeministrit dhe maxhorancës.
Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithcka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri

Paskal Milo


"Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore, sepse nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve të cilat përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri", tha Gjinushi.


/ Top Channel
Reformat
“Reforma e universiteteve e rëndësishme”
Arvizu: Gjendja e mjerueshme, nisma fillim i mbarë”
Grupi PS, debate për policinë
Marto rezerva për reformen, Cuko e Stërkaj për Gardën e gradat








Login per te komentuar


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4593.426
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.