Bashkia Përmet, CEZ ndërpret furnizimin
26/04/2012
Mospagesa e faturave te energjise ndër vite i ka kushtuar shtrenjtë Bashkise së Përmetit, e më pas edhe Bashkisë së Tepelenës.

Kompania CEZ ka nderprere furnizimin me energji te ndriçimit rrugor, Bashkise se Përmetit, Zyrave te Gjendjes Civile si dhe te ambienteve sportive. Kjo bashki i detyrohet CEZ 4.5 milione leke te reja. Ky detyrim eshte krijuar nder vite nga administratat e kaluara, ndersa se fundmi pagesat kane qene te plota, ashtu si edhe pjesa dermuese e banoreve.

"Për ne ky është një rast i paprecentë, mund ta cilësoj pa frikë një akt terrorist, në kuptimin e sigurisë publike që ofrohet në rrugë për qytetarët, por njëkohësisht edhe në funksionet që ushtron Bashkia e Përmetit, pasi ditën e nesërme njerëzit do të duan të pajisen me certifikata, do të duan të marrin shërbime por nuk do ta kenë mundësinë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Shkak është bërë borxhi i akumuluar prej vitesh që i kërkohet Bashkisë së Përmetit ta paguajë menjëherë", thotë kryetari i Bashkisë Gilbert Jaçe.

Edhe banoret e quajne te papranueshme kete situate. Ata nuk kane mundur te marrin sherbime nga zyrat e Gjendjes Civile dhe QKR, per shkak se atje nuk ka me energji.

Kete fenomen po e vuan se fundmi edhe Bashkia e Tepelenes ndaj se ciles CEZ ka shkeputur energjine per shkak te borxheve.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.4
USD 109.5 110.2
GBP 176 176.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.