Interkonjeksioni, Thaçi nuk komenton
17/04/2012 19:30
I pyetur për skandalin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, i denonocuar ditën e hënë në faqen e të përditshmes “Zëri”, kryeministri Thaçi preferoi të mos komentonte çështjen, duke thënë vetëm se nga ana e saj, Prishtina është duke ndjekur axhendën që ka për ndërtimin e kësaj linje.

”Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësite që ka qeveria e Kosovës e që është duke i respektuar plotëisisht”, deklaroi kryeministri Thaçi, që nuk iu përgjigj pyetjes konkrete, nëse ishte informuar apo jo nga pala shqiptare për gjithçka kishte ndodhur. Vetëm disa detaje më shumë ofroi zëvendësdrejtori i Operatorit të Sistemit të Transmisionit të tregut të Kosovës, Naim Bejtullahu. Në mënyrë indirekte, ai kërkoi që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara me Qeverinë Gjermane për shkak të detyrimit që kanë palët ndaj një udhëzimi të bankës gjermane.    Bejtullahu nuk e komentoi fare artikullin e shkruar në “Zëri” dhe u shpreh i rezervuar të komentojë mbi përgjegjësite e palës shqiptare karshi këtij projekti.
Unë dua të informohem më në detaje, përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën tonë

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës


Por, ai bëri të ditur se pasi që financues i këtij projekti është Banka Gjermane për Zhvillim, atëherë palët kanë rënë dakord që të shfrytëzohen procedurat e prokurimi të kësaj banke, procedura këto të cilat ende nuk kanë përfunduar.

“Këto janë të shprehura me një udhëzim të Bankës Gjermane dhe mbi bazen e saj ka filluar procesi i hartimit të dokumentacionit tenderues, i shpalljes së interesit dhe procedures së vlerësimit e kështu me radhe. Ky proces ende nuk ka perfunduar, përndryshe ne na detyrojnë, Kosovën dhe Shqipërinë, marrëveshjet për financim t’i zbatojmë këto procedura, pasi jemi pajtuar paraprakisht, por në këto procedura ka dispozita të cilat duhet me kujdes te zbatohen ndër to edhe informimi, qoftë edhe informimi i atyre që kanë marrë pjesë në tender, por edhe informimi i publikut”, deklaroi Naim Bajtullahu, zëvendësdrejtor i KOSTT.

I pyetur se a është ankuar Banka Gjermane për Zhvillim për vonesat e mundshme, Bejtullahu dha këtë përgjigje: “Nuk kemi asnjë informatë të kësaj natyre nga pala gjermane”.

Zyrtarët e KOSTT-it thonë se nuk kanë informacion as për faktin e shtyrjes së realizimit të këitj projekti. Sidoqoftë zëvendësdrejtori pranoi ekzistencën e vonesave të natyrave të ndryshme të projektit, i cili sipas tij është mjaft kompleks.

”Vonesat jane ato që jane ose nesë themi ka vonesa, sigurisht ka ende çështje për t’u zgjidhur, është projekt kompleks, është me vlerë 70 milionë euro, është kompleks në të gjitha detajet e tij dhe mbi të gjitha, është një projekt që kërkon një zbatues kompetent”.

Marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është nënshkruar në shtator 2009.  Ky projekt konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153 km në territorin e Shqipërisë.

Vlera e tij është 70 milionë euro, ku pjesën e Kosovës do ta financojë Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim pjesërisht në formë granti dhe pjesën tjetër me kredi afatgjatë.

Ndërkaq, pjesa e linjës së Shqipërisë pritet të financohet, po nga Banka Gjermane përmes kredisë afatgjatë. Në 2009-n ishte parashikuar që puna rreth përgatitjes së materialit për shpallje të tenderit të shpallet ne tre mujorin e parë të vitit 2010 dhe përfudimi i saj ishte parashikuar në vitin 2012. / Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.4
USD 109.5 110.2
GBP 176 176.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.