Brazil, pranga kanibalëve që hanin gra
13/04/2012 21:20
Brazil, pranga kanibalëve që hanin gra
Tre anëtarë të një sekti brazilian janë arrestuar të premten nga policia lokale nën akuzën se hanin mbetjet trupore të grave të ndryshme, të vrara nga vetë ata sepse i konsideronin “të pista”.

Rituali makabër ka ndodhur në shtetin Pernambuko, një ndër më të varfërit në Brazil. Në pranga ka përfunduar edhe një grua 51-vjeçare, që ka rrëfyer për policinë se kishte shitur në rrugë sanduiçe me mishin e viktimave.

Tre personat e arrestuar dyshohen se kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë dy vajza, të cilat i kishin mashtruar me premtimin për 400 dollarë në muaj në këmbim të një pune si kujdestare fëmijësh.

Mbetjet trupore të dy viktimave janë gjetur mbrapa një shtëpie në qytetin Garanjus, ku vepronte dhe sekti që quhej Karteli.

Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe një axhendë ku janë të përshkruara mënyrat kryesore të ekzekutimit të sektit, ku përfshihej kanibalizmi, i ushtruar ndaj grave që thuhej se u përkisnin sekteve rivale, me qëllim “pastrimin” e tyre.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga policia, tre të arrestuarit kishin në program të rrëmbenin, vrisnin dhe hanin të paktën tre femra në vit. / Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.4
USD 109.5 110.2
GBP 176 176.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.