Elbasan, në pranga rrjeti i drogës
20/03/2012
Pjesëtarët e një rrjeti që shpërndante lëndë narkotike janë arrestuar në qytetin e Elbasanit. Drejtori i policisë së qarkut Emir Vata bëri të ditur detajet e një operacioni të koduar me emrin “Tabakane 2”.

Në cilësinë e provës materiale për periudhën janar – shkurt janë sekuestruar 230 doza heroinë, 340 doza kanabis sativa, gjashtë automjete dhe 8 telefona celulare. Vata bën me dije se një pjesë e të arrestuarve janë persona me precedentë penalë, të cilët kanë qenë të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Në shator të 2011 policia e Elbasanit ka arrestuar Eduart Muzhaqin me 300 doza kokainë i cili ka qenë pjeë e këtij rrjeti. Te arrestuarit jane Kostandin Llazar Piku, Arben Petraq Hysa, Altin Albert Çaka, Emiljano Durim Ramazani, Petrit Baftiar Bekteshi, Ilir Ibrahim Rrapi.

Personat në fjalë akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje e lëndës narkotike, e kryer në bashkëpunim, në formën e shitjes më shumë se një herë”. Rrjeti i trafikantëve operonte ne Elbasan. Ata janë vënë prej disa muajsh janë vënë nën hetim deri në finalizimin me sukses të operacionit. Mësohet se po punohet për kapjen e personave të tjerë dhe po verifikohen pasuritë e tyre.  
/ Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Siguria, incidenti në Shtëpinë e Bardhë “i papranueshëm”
Siguria, incidenti në Shtëpinë e Bardhë “i papranueshëm”
Drejtoresha e një agjencie, përgjegjëse për sigurinë e Presidentit Barack Obama, ka bërë të ditur se shkelja e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, më herët gjatë këtij muaji, ishte “e papranueshme”.

Irak, nisin sulmet e para britanike
Irak, nisin sulmet e para britanike
Avionët luftarak të Forcave Ajrore të Mbretërisë (RAF) së Britanisë kanë nisur sulmet e tyre të para ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Irak, duke goditur një vendstrehimi të armëve të rënda dhe një kamion që po transportonte armatime.

Incidenti në takimin me komisionerin Fule
Incidenti në takimin me komisionerin Fule
“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët”.

Greqia çon Shqipërinë në Bruksel
Greqia çon Shqipërinë në Bruksel
Greqia ka çuar çështjen e korrigjimit të teksteve shkollore të Histori-Gjeografisë së Shqipërisë edhe në Komisionin Europian.

Serbi, paradë “gjigante” në nder të Putin
Serbi, paradë “gjigante” në nder të Putin
Moska konfirmoi vizitën e presidentit Vladimir Putin më 16 tetor në Beograd me ftesë të homologut serb, Tomisllav Nikoliç.

Ndihma financiare për Greqinë
Ndihma financiare për Greqinë
Në një klimë konfrontimesh të ashpra politike me opozitën, qeveria greke filloi mesditën e së martës një raund të ri negociatash me ekspertët e kreditorëve të së ashtuquajturës “Trojka”, në vlerësimin e pestë të radhës së programit të reformave, që duhet të zbatojë Athina në mënyrë që të marrë, deri në fund të këtij viti, këstin e ndihmës financiare prej 7.1 mld eurosh.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110 110.5
GBP 178.5 179
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4493.39
-12.462
-0.28%
S&P 500 1972.29
-5.51
-0.28%
FTSE 100 6622.72
-23.88
-0.36%
FTSE MIB 20900.920
+374.811
+1.83%
CAC 40 4416.24
+58.17
+1.33%
DAX 9474.30
+51.39
+0.55%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16143.08
-30.439
-0.19%
S&P/ASX 100 4425.800
+28.500
+0.65%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.