Siri, masakrat në video
12/03/2012
Ajo çfarë ndodhi në lagjen me shumicë sunite, Karm az Zejtun, të Homsit është një masakër e vërtetë që erdhi vetëm pak orë pas fundit të vizitës së të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan.

Aktivistët publikuan në internet, një video ku shfaqen trupat e gjymtuar të 47 civileve mes të cilëve fëmijë dhe gra, të ekzekutuar nga milicitë besnike të regjimit.

Shumë prej tyre u është prerë koka apo gjymtyrët. Disa prej viktimave janë djegur të gjallë, ndërsa disa prej trupave kanë shenjat e plumbave.

Autoritetet siriane e konfirmojnë lajmin. Përmes një deklarate të publikuar nga agjencia zyrtare SANA, Ministria e Informacionit akuzon terroristët, të cilët sipas saj kishin rrëmbyer civilë dhe i kishin vrarë e masakruar brutalisht.

Ishin këta terroristë - sipas rregjimit - që i kishin shpërndarë pamjet në televizionet “Al Xhazira” dhe “Al Arabija”, me qëllimin e vetëm për t’ia atribuar krimin Damaskut. Në veri të Sirisë, brigadat e ushtrisë siriane, besnike të presidentit

Bashar Al Assad sekuestruan 35 persona, të gjithë civilë, në periferi të Idlibit. Siç raporton Abu Al Bara, përfaqësues i Komiteteve Revolucionare, mes personave të rrëmbyer ka gra dhe fëmijë. “Ushtarët kërcënojnë se do t’i vrasin nëse ushtarët dezertorë nuk dorëzohen”, tregoi ai për televizionin “Al Arabija”.

Pasi vuri nën kontroll qytetin Homs, ushtria siriane po përgatit një tjetër ofensivë spastruese në Idlib, ku ndodhen grupe kryengritësish. Në Deraa, në jug të vendit, në kufi me Jordaninë, pas shpërthimit të një autobombe humbi jetën një nxënëse dhe u plagosën 25 të tjerë të një shkolle. 

Apeli i Clinton: Të bëhemi bashkë për Sirinë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet në një zë të vetëm për zgjidhjen e çështjes siriane. Në një deklaratë të bërë ditën e hënë në Këshillin e Sigurimit, Clinton argumentoi se “fushata e dhunës në Siri” ka prekur ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar”.

Clinton u shpreh: “Besojmë se ka ardhur koha për të gjithë vendet, edhe ato që më parë kanë bllokuar përpjekjet tona, që të mbështesin apelin humanitar dhe politik të paraqitur që më parë prej Ligës Arabe”.

Në një referencë të qartë ndaj Kinës dhe Rusisë, Clinton i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që “të flasë me një zë të vetëm, sepse vrasja e të pafajshmëve në Siri është bërë e papranueshme dhe është e domosdoshme që procesi i tranzicionit politik të nisë sa më shpejt”.

Përpara Clinton, edhe Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, vlerësoi se duhet të rriten përpjekjet për të siguruar një zgjidhje për popullin sirian. Sipas të dhënave të deritanishme, 7-15 mijë persona kanë humbur jetën që kur protestat mbarëkombëtare nisën 12 muaj më parë, në vendin arab me 24 milionë banorë.

Lavrov: Jo manipulimit të OKB-së

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se Moska nuk pranon që OKB-ja të manipulohet për situatën në Siri, për të cilën ka shprehur shqetësim të madh.

Rusia dhe Kina kanë bllokuar rezoluta të mëparshme që dënonin regjimin e Bashar al-Assad dhe që kërkonin largimin e tij, me argumentin se po ndërhyhej në punët e brendshme të një shteti sovran dhe se nuk jepeshin garanci për mosndërhyrjen ushtarake.

Juppe: Kina dhe Rusia të dëgjojnë zërin e Arabëve

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe i ka bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të dëgjojnë “zërin e arabëve” përsa i përket çështjes siriane.

“Regjimi i Damaskut duhet të përgjigjet për veprimet e tij para drejtësisë”, ka thënë në të njëjtën mbledhje shefi i diplomacisë franceze.

Ki Moon: Përdorim i tepruar i forcës

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka akuzuar qeverinë siriane, se po përdor forcë të tepruar në disa qytete.

“Damasku vazhdon ofensivën e tij ushtarake në qytete të ndryshme, me operacione të turpshme”, ka deklaruar Ki Moon, i cili i ka bërë thirrje regjimit që të pranojë “brenda pak ditësh” propozimet e OKB-së dhe Ligës Arabe. 

/ Top Channel
Siria
Afro 50 viktima nga sulmet ajrore në Siri
Bombardohet një fshat në provincën e Homsit, mes viktimave gra e fëmijë
Siri, vritet lideri i një grupi radikal
Hassan Abboud është vrarë pas një sulmi kamikaz në veriperëndim të Sirisë
Familja Abazi: Lutje për kthimin e Erionit 8-vjeçar nga lufta
Pranvera Abazi, gruaja e shqiptarit në Siri: Arben, të kam falur. Ma kthe djalin!








Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

SHBA, sërish sulme kundër ISIS në Irak
SHBA, sërish sulme kundër ISIS në Irak
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja kundër militantëve të ISIS në Irak. Avionë ushtarakë amerikanë, sipas CNN, kanë kryer një seri sulmesh ajrore, 4 prej të cilëve në afërsi të Bagdadit, në kuadër të angazhimit të Uashingtonit për të luftuar xhihadistët.

Një tjetër britanik në duart e ISIS: Po fshihet e vërteta
Një tjetër britanik në duart e ISIS: Po fshihet e vërteta
Në internet ka nisur të qarkullojë një video e re që tregon një tjetër shtetas britanik që besohet se mbahet peng nga militantët e ISIS.

iOS8, përdoruesit e Apple irritohen
iOS8, përdoruesit e Apple irritohen
Përdoruesit e iPhone-ve dhe iPad-ëve të Apple kanë shfytëzuar rrjetet sociale për të shprehur irritimin e tyre në lidhje me instalimin e përditësimit më të fundit të software-t të kompanisë.

Binjakët që mbajnë regjim identik për një pamje identike
Binjakët që mbajnë regjim identik për një pamje identike (FOTO)
Dy binjakë anglezë kanë mbajtur të njëjtin regjim stërvitor dhe kanë ngrënë të njëjtat gjëra gjatë gjithë jetës së tyre në mënyrë që të kenë një pamje sa më identike me njëri-tjetrin.

Lady Gaga lë me gojë hapur Athinën
Lady Gaga lë me gojë hapur Athinën (FOTO)
Lady Gaga postoi të mërkurën në Instagram tre foto ku kishte pozuar thuajse nudo në tualetin e suitës së saj luksoze në një hotel të Athinës.

“Para se të zhvishemi, le të hamë diçka”
“Para se të zhvishemi, le të hamë diçka”
Denzel Washington ka famë në Hollivud si një xhentëllmen i vërtetë dhe në një intervistë radiofonike aktori zbuloi pse e ka marrë këtë famë.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 139.8 140.3
GBP 176.5 177
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
17251.551
+94.701
+0.55%
NASDAQ 4590.463
+28.274
+0.62%
S&P 500 2010.14
+8.57
+0.43%
FTSE 100 6819.29
+38.39
+0.57%
FTSE MIB 21128.721
+17.061
+0.08%
CAC 40 4464.70
+33.29
+0.75%
DAX 9798.13
+136.63
+1.41%
HANG SENG 24168.721
-207.689
-0.85%
Nikkei 225 16067.57
+178.9
+1.13%
S&P/ASX 100 4498.800
+7.200
+0.16%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.