Memaliaj, aksident me pasojë vdekjen
03/03/2012 09:35
Memaliaj, aksident me pasojë vdekjen
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Memaliaj.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga ka gjetur vdekjen shtetasi Xhino Goxhaj, 25 vjeç.

Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur një tjetër person, shtetasi Blansi Seferi, që po udhëtonte bashkë me Goxhajn, në makinën e këtij të fundit.

Burime policore njoftojnë se nga mbikëqyrjet në vendin e ngjarjes ka rezultuar se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte automjeti.

Ngjarja në fjalë është ndër aksidentet e para të muajit mars, ndërkohë që në fund të muajit të kaluar një automjet me targë “AA 694 AL”, që drejtohej nga shtetasi Markeljan Cenolli, 30 vjeç, përplasi për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, ku viktimë mbeti shtetasi Nikollë Preçi, 70 vjeç, nga fshati Balldren.

Shkak për aksidentin u bë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe të pakujdesshme nga ana e 70-vjeçarit. Megjithatë, policia shoqëroi drejtuesin e automjetit për të sqaruar rrethanat.

Në të njëjtën formë humbi jetën më herët gjatë muajit të kaluar një 60-vjeçar në aksin automobilistik Superstradë-Laç, vetëm 2 km afër stacionit të trenit.

Një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Ndue Selala përplasi një person i cili ishte duke drejtuar një bicikletë. Viktima ishte shtetasi Agim Haka nga fshati Fushëkuqe i Kurbinit.

Haka ishte duke ecur me biçikletën e tij, ndërsa përplasja ishte shumë e rëndë dhe i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.
/ Top Channel
Aksidente rrugore
Aksidentohen rëndë 5 adoleshentë
Elbasan, mjetin po e drejtonte një 14-vjeçar
Makina përplas për vdekje 45-vjeçaren
Durrës, policia ndalon drejtuesin e automjetit








comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

“Miss Hitler 2014”
“Miss Hitler 2014”
Një grup femrash ruse dhe ukrainase kanë vendosur që të organizojnë një konkurs bukurie online për të gjetur se kush është nazistja më e bukur.

25 vjet, 900 mijë kilometra, e njëjta makinë 
25 vjet, 900 mijë kilometra, e njëjta makinë (FOTO)
Ishte 51 vjeç kur vendosi që pas 30 viteve punë si menaxher i tek kompania fluturimeve “Lufthansa” dhe pak para shembjes së Murit të Berlinit, të hiqte dorë nga gjithçka dhe të niste një udhëtim përreth botës me makinë dhe me bashkëshorten e tij të tretë.

Krijohet “ushtria” antiterror
Krijohet “ushtria” antiterror
Shqipëria do të ketë strukturën antiterror, ndër më të mëdhatë në rajon, duke i dhënë një vëmendje te madhe luftës kundër terrorizmit në përgjithësi dhe parandalimit të rekrutimeve nga Shqipëria të luftëtarëve të ushtrisë së xhihadistëve të shtetit Islamik ISIS.

Adoleshenca drejt degradimit
Adoleshenca drejt degradimit
Konsumi i alkoolit, duhanit, kanabisit, por dhe marrëdhëniet seksuale të hershme në grupmoshat 11, 13 dhe 15 vjeç, pritet të sjellin pasoja jo të pakta në brezin e ri që po rritet.

Idro Seferi, në emision satirik në televizionin serb “B92”
Idro Seferi, në emision satirik në televizionin serb “B92”
Reagimi i gazetarit të Top Channel, Idro Seferi, në emisionin \'24 minuta\', të autorit Zoran Kesiç, në televizionin B92, është shpërndarë menjëherë nëpër rrjetet sociale.

“Pajtohen” sllavë e shqiptarë
“Pajtohen” sllavë e shqiptarë
Eventi kulturor treditor zhvilluar ne Ulqin “Dolcinium internacional festival” me pjesëmarrjen e grupeve folklorike te Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi, Serbise, Sllovenisë, Polonisë, Rumanise dhe Kroacise ka startuar ne diten e pare te tij me aktivitetin e panairit te shegëve ne fshatin Katerkolle te Ulqinit qe njihet per kultivimin ketij fruti.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 109.5
GBP 175.5 175.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
16399.67
+19.26
+0.12%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6267.07
-43.22
-0.68%
FTSE MIB 18540.100
-160.881
-0.86%
CAC 40 3991.24
-41.94
-1.04%
DAX 8717.76
-132.51
-1.50%
HANG SENG 23070.26
+47.049
+0.20%
Nikkei 225 15111.23
+578.721
+3.98%
S&P/ASX 100 4427.900
+38.400
+0.87%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.