Kriza greke, Shqip: Sa ndikon te Shqiptarët
27/02/2012 22:50
Kriza greke, Shqip: Sa ndikon te Shqiptarët
Prej dy vitesh ekonomia greke ndodhet në kolaps për shkak të krizës së rëndë financiare që ka përfshirë vendin. Falimenton, nuk falimenton kanë qenë termat që kanë qarkulluar më së shumti në mediat, qarqet ekonomike dhe politike jo vetëm europiane, por mbarëbotërore.

Shumë sektorë të ekonomisë helene janë të mbyllur duke hedhur në rrugë mijëra të punësuar, mes tyre shumë shqiptarë, duke qenë se Greqia është vendi ku janë orientuar më së shumti shqiptarët në emigrim.

Por sa do të zgjasë kjo krizë? Sa ka ndikuar tek shqiptarët, jo vetëm tek ata që jetojnë e punojnë në Greqi, por edhe tek ata brenda kufirit të shtetit tonë? Dhe mbi të gjitha kur do të përfundojë ky makth financiar?

Këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjera, u mundua t’u japë përgjigje emisioni Shqip mbrëmjen e së hënës në Top Channel.

Në panel ishin të ftuar ekonomiste Gjergji Filipi, publicist Pirro Misha dhe deputeti Partisë Demokratike, Kosta Barka. Publicisti Piro Misha foli për një indiferentizëm të gabuar në Shqipëri për këtë krizë, duke vlerësuar se kriza që ka përfshirë shtetin më të fuqishëm në rajon domosdo ndikon edhe në vendet rreth saj, përfshirë këtu Shqipërinë. Pikërisht për këtë tha ai, duhet një reflektim shoqëror, mediatik dhe mbi të gjitha institucional për të ndërmarrë hapat e nevojshme në mënyrë që të shmanget një krizë e llojit të Greqisë në Shqipëri.

“Kemi 1 mijë fije që na lidhin me Greqinë, ekonomike, shoqërore dhe politike, ndaj duhet të nxjerrim mësime nga ajo. Të përgatitemi për ta shmangur atë, nëse mbërrin në të ardhmen”, tha publicisti Pirro Misha.

Deputeti i PD-s, Kosta Barka vlerësoi se kriza greke po shqetëson Bashkimin Europian. Edhe ai u ndal tek indiferentizmi shqiptar lidhur me këtë krizë duke shtuar se vendi ynë ka lidhjet më të mëdha ekonomike me Greqinë dhe Italinë dhe domosdo kriza në këto dy vende prek edhe Shqipërinë.

“ Ne jemi të lidhur si me Italinë dhe Greqinë ku kemi shifra të mëdha. S’mund të jemi indiferentë për krizën greke kur Greqia është vendi i dytë për shkëmbimet ekonomike me Shqipërinë. Ne si ballkanas duhet ta shikojmë me shqetësimin maksimal këtë krizë. Kriza ka një ndikim, është një krizë që ndikon qartësisht, remitancat kanë rënë. Besoj që qeveria jonë ka një reflektimin e duhur për këtë krizë. Emigrantët janë pjesa më e prekshme në një vend që zhytet në krizë. Nuk jemi gati të presim kthime emigrantësh në nivelin që mund të sjellë kriza. Qeveria është e përgatitur me lehtësirat fiskale që po ofron për të pritur dhe hapjen e vendeve të punës, por jo në nivele të larta. Ne duam një Greqi të stabilizuar ekonomiksht dhe paralelisht punojmë në vendin tonë për të krijuar një ambjent rikthimi dhe punësimesh. Ne na intereson që Italia dhe Greqia të jenë vende të zhvilluara dhe të stabilizuar ekonomikisht”, tha zoti Barka.

Ndërsa Gjergji Filipi nga instituti i studimeve ekonomike, Agenda deklaroi se vendi ynë nuk ka mundësi të presë emigrantët në rast kthimi duke deklaruar se fluksi do të mbyste tregun e punës.

“Në Shqipëri numërojmë 400 mijë të puënsuar me sigurime, të tjerët janë të vetëpunësuar në bujqësi. Nëse kthehen 700-800 mijë emigrantë do të mbytet tregu i punës. Emigrantët kanë patur kontribut thelbësor në ekonominë vendase. Remitancat kanë balancuar humbjet import-eksport. Porn ë rast rikthimi të tyre duhet të kemi plane kontigjence. Emigrantët janë qytetarë shqiptarë nëse duhet të vijnë duhet të gjejnë një trajtim mbrojtës dhe duhen riakomoduar në tregun shqiptar të punës. Kriza greke na prek 1/3 e eksporteve janë kryesisht material-porositësit, që njihen si fasonë. Rreth 80 përqind  e këtyre prodhime shkojnë në Greqi dhe Itali. Ky sektor punëson rreth 100 mijë punonjës por është shumë I hapur ndaj krizës greke dhe italiane. Nga dhoma e fasonistëve vijnë të dhëna që janë goditur nga kriza greke dhe italiane.

Megjithatë, publicisti Pirro Misha deklaroi se kriza në Shqipëri nuk ka shkaktuar ende ndonjë problem shqetësues. Ajo për të cilën duhet të shqetësohemi tha ai, është e ardhmja e krizës greke. Ajo që duhet t’i trembemi më shumë, tha ai është marrja e pushtetit nga ekstremistët grekë. Sipas tij 3 forcat ekstremiste greke nga sondazhet e fundit dalin me 45 përqind të preferencave të grekëve duke lënë pas dy partitë e mëdha me vetëm 37 përqind.   

Por deputeti PD-së, Kosta Barka hodhi posht të gjithë pretendimin e Pirro Mishës duke shtuar se në prill s’ka asnjë mundësi për ardhjen e ekstremistëve në pushtet.

Në një lidhje direkte nga Athina, Shqip mundësoi një intervistë me ambasadorin shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi. Zoti Dervishi tha se kriza greke nuk ka prekur drejtpërdrejtë emigrantët shqiptarë ndërsa shtoi se për cështjen e rikthimit të tyre në atdhe për shkak të një fshese greke, është më shumë mediatike se sa reale.

“Grekët e ndjejnë peshën e krizës, por shqiptarët nuk preken direkt nga këto shkurtime sepse nuk janë të përfshirë në sektorin shtetëror. Ndërsa sa i përket cështja e kthimit është më shumë mediatike se sa reale”, tha ambasadori Arvizu. / Top Channel
Kriza greke
Greqia kërkon financime shtesë
Takim në Paris për borxhin e madh. Brukseli: Athina ngadalësoi reformat
Greqia pranë bombës sociale
Rritje drastike e numrit të personave që dalin në pension para kohe
Greqia, vendi më i rrezikuar nga falimenti
Raporti: Vendi, me treguesit më dramatikë në botë








Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Britani-Francë, pakt për emigracionin
Britani-Francë, pakt për emigracionin
Qeveria britanike është zotuar të ofrojë 12 milionë stërlina për të ndihmuar Francën në frenimin e problemit të emigrantëve ilegalë që përpiqen të hyjnë në Britani nga qyteti-port në veri të Francës, Kalais.

Bashkëshortja e pengut, thirrje ISIS-it
Bashkëshortja e pengut, thirrje ISIS-it
Bashkëshortja e pengut britanik Alan Henning iu lut të shtunën ISIS-it që ta lëshonte partnerin e saj, të cilin e përshkroi si një burrë “paqësor dhe altruist” i cili ishte në Siri vetëm për të mbrojtur njerëzit në nevojë.

Postohen foto nudo të Kim Kardashianit
Postohen foto nudo të Kim Kardashianit
Foto të reja VIP-ash që kanë pozuar nudo janë postuar online. Kim Kardashian, Vanessa Hudgens dhe Mary-Kate Olsen janë disa nga “yjet” e fundit që kanë rënë viktimë e hakerave.

Alicia Keys, foto nudo për një kauzë të mirë
Alicia Keys, foto nudo për një kauzë të mirë (FOTO)
Alicia Keys ka postuar një foto nudo të saj ditën e shtunë për një kauzë të mirë. Këngëtarja e famshme e cila po pret një fëmijë kishte vizatuar shenjën e paqes në bark që është simbolikë e lëvizjes #WeAreHere, ndërsa me duar mbulonte gjoksin.

“Të pasurit do të jetojnë pa kufi”
“Të pasurit do të jetojnë pa kufi”
“Në vitin 2050 nuk do të jetë më problem sëmundja dhe plakja. Të pasurit do të mund të jetojnë pa limit, ndërsa të varfërit do të vdesin si gjithmonë, por do të argëtohen me drogë dhe video-lojëra.”

Pushime ekzotike pa dalë nga shtëpia
Pushime ekzotike pa dalë nga shtëpia (FOTO)
Pasi u nda me familjen e saj në aeroport, Zilla Van Den Born arriti të bindë të gjithë se po bënte pushime në Tajlandë, Kamboxha apo Laos në një kohë që gjithë ditën e kalonte në dhomën e shtëpisë së saj. Këtë gjë, vajza holandeze e arrinte duke modifikuar foto të vendeve ekzotike.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 107.8 108.1
GBP 177 177.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4579.789
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6785.71
-33.58
-0.49%
FTSE MIB 20936.891
-35.459
-0.17%
CAC 40 4453.75
-7.47
-0.17%
DAX 9776.65
-22.609
-0.23%
HANG SENG 23955.49
-350.67
-1.44%
Nikkei 225 16205.9
-115.27
-0.71%
S&P/ASX 100 4454.000
-58.000
-1.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.