Të ardhurat mesatare nga puna në bujqësi
Të  ardhurat mesatare nga puna në  bujqësi
Pothuajse të gjitha familjet shqiptare që jetojnë në zonat rurale e kanë  të domosdoshme një apo më shumë fëmijë  emigrantë, për shkak se të ardhurat bruto për familje në rang kombëtar janë vetëm 240 mijë lekë në vit dhe po rriten shumë ngadalë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta "Shqip", që citon statistikat e publikuara nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për vitin 2010.

Sipas vlerësimeve të MBUMK, në Shqipëri ka 360 mijë familje/ferma, të cilat nga shitja e produkteve në treg kanë të ardhura mesatare bruto prej 240 mijë lekësh, por familjet fermere të Vlorës kanë të ardhura mesatare prej 319 mijë lekësh në vit, ndërsa të ardhurat e fermave të Lezhës janë mesatarisht vetëm 115 mijë lekë në vit. Shqipëria ka aktualisht PBB për frymë prej 4700 dollarësh në vit dhe puna në bujqësi u ofron familjeve shqiptare vetëm një jetë të varfër.

Kjo është edhe arsyeja se pse një pjesë e konsiderueshme e popullsisë rurale ka emigruar në mënyrë të përkohshme apo të përhershme jashtë vendit, ndërsa të ardhurat nga emigrimi janë linja e mbijetesës për shumë familje.

Fragmentarizimi i thellë  i tokës bujqësore ka bërë që fermerët në të  gjithë vendin të përqendrohen te blegtoria, nga ku nxjerrin 57 për qind të të ardhurave.

Zonat ku ka më pak tokë  të punueshme ka edhe përqendrim te blegtoria. Kështu, në Kukës mbi 90 për qind të të ardhurave janë nga blegtoria dhe vetëm 10 për qind nga bimët e arave.

Në Korçë, Berat dhe Fier, ku toka është më miqësore me fermerin, të ardhurat krijohen më pak se gjysma nga blegtoria dhe pjesa tjetër nga bujqësia.

Bagëtia e imët e kombinuar me ullinjtë duket se i jep fermerëve të Vlorës një mirëqenie më të lartë se sa mesatarja e vendit. Blegtoria dhe prodhimi i djathit i jep gjithashtu të ardhura të kënaqshme fermerëve të Gjirokastrës.

Qarqet në Shqipëri në  shumë raste përmbledhin zona fushore pjellore ashtu si edhe zona malore. Të tillë janë Qarqet e Shkodrës, Lezhës apo Elbasanit.  

Një vend blegtoral


Shqipëria ka qenë një  vend përgjithësisht blegtoral deri në Luftën e Dytë Botërore, kur mungesa e mekanikës bujqësore si dhe e infrastrukturës ujitëse e bënte të vështirë prodhimin e arave.

Gjatë kohës së komunizmit vendi u bë më shumë bujqësor se sa blegtoral, por pas viteve ’90 duket se ka kaluar sërish në statusin e vendit blegtoral. Më shumë se sa zgjedhje tregu, dominimi i blegtorisë ka ardhur si e vetmja zgjidhje e disponueshme për fermerët.

Fragmentarizimi i tokës bujqësore vlerësohet si shkaku kryesor i mungesës së prodhimit të  bujqësisë. Familjet shqiptare që merren me bujqësi kanë nën pronësi mesatarisht 1.2 hektarë tokë të punueshme, por e kanë zakonisht të ndarë në 4.6 ngastra të vogla, madhësia mesatare e të cilave është vetëm 2.6 dynym.

Me sipërfaqe të tilla të vogla toke, është pothuajse e pamundur të përdoret mekanika bujqësore apo të investohet për rrjet vaditjeje. Në Kukës, familja mesatare ka vetëm 0.6 hektarë tokë të punueshme, ndërsa në Dibër ka vetëm 0.75 ha.

Në Fier, fermat kanë mesatarisht 1.6 ha, ndërsa në Berat, 1.37 ha. Fragmentarizimi është një fenomen që ka bllokuar bujqësinë në të gjithë vendin.

Ajo është trashëgimi e ligjit 7501 për tokën, i cili synonte të bënte shpërndarje të barabartë të burimeve natyrore dhe që praktikisht solli shumë më tepër barazi, aq sa shumica dërrmuese e tokës u bë e papërdorshme.

Megjithëse fragmentarizimi i tokës  është një problem i njohur prej vitesh, ajo është  pranuar si një realitet i pandryshueshëm. Asnjë politikë  publike nuk është ndërmarrë për të konsoliduar pronësinë mbi tokën bujqësore dhe për të krijuar parcela më të mëdha e më funksionale.

Problemi i dytë i krijuar nga fragmentarizimi është distanca. Kur u bë ndarja e tokave, fillimisht toka u klasifikua sipas cilësisë dhe pastaj sipas distancës.

Një familjeje iu dha një copë tokë  afër fshatit dhe një tjetër larg fshatit. Shpesh, distanca nga shtëpia te toka shkon deri në një orë në këmbë. Për rrjedhojë, toka larg shtëpisë u bë e papërdorshme.

Disa herë qeveritë kanë akuzuar fshatarët se janë dembelë dhe që nuk duan ta punojnë tokën. Në një rast qeveria bëri një ligj dhe kërcënoi se do t’ua merrte tokën në rast se nuk e punonin. Siç ndodh rëndom me ligjet në Shqipëri, edhe ky mbeti në letër.

Vlorë

Në Vlorë gjenden fermerët më të “pasur” me të ardhura bruto vjetore prej 319 mijë lekësh, fitime të nxjerra nga bagëtitë e imta dhe ullinjtë.

Gjirokastër

Bagëtia e imët dhe prodhimi i djathit u jep familjeve gjirokastrite të ardhura mesatare prej 242 mijë lekësh për frymë në vit.

Lezha

Toka e paktë dhe e papërshtatshme u jep familjeve të Mirditës të ardhura minimale prej vetëm 115 mijë lekësh në vit. Shumica vjen nga blegtoria.

Kukës

Kukësi është një  zonë tjetër e varfër, ku 90 për qind e të ardhurave janë nga blegtoria dhe të ardhurat mesatare arrijnë në vetëm 194 mijë lekë.

Dibra

Distanca e madhe nga tregu dhe norma e ulët e urbanizimit e bën të vështirë shitjen e produkteve për fermerët e Dibrës. Të ardhurat: 144 mijë lekë. / Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Mbërrijnë pelegrinët nga Kosova
Mbërrijnë pelegrinët nga Kosova
Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë kaluar këtë të shtunë pikën kufitare të Morinës, për t’iu drejtuar Tiranës e jo pak prej tyre e kanë ndërmarrë këtë udhëtim nga kureshtja për vizitën e Papa Françeskut.

Thaçi përshëndet vizitën e Papës, Kurti: Vatikani të na njohë
Thaçi përshëndet vizitën e Papës, Kurti: Vatikani të na njohë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur vizitën historike, siç e ka cilësuar ai të Papa Françesku të dielën në Tiranë dhe shprehu mirënjohje që kjo njëkohësisht është edhe vizita e parë në Tiranë.

Papa: Vij në Shqipëri jo vetëm për të shkuarën
Papa: Vij në Shqipëri jo vetëm për të shkuarën
Ora 7.30 e mëngjesit e ditës së diel e gjeti Papa Françeskun në aeroportin e Romës, ku me një çante të zezë në dorë, përshendeti përfaqesuesit e Vatikanit të cilët e përcollen dhe më pas Ati i Shenjte hipi në avionin e tij privat të linjes Alitalia për të udhëtuar drejt Shqipërise.

Në pritje të Papa Françeskut
Në pritje të Papa Françeskut
Kur kanë mbetur më pak se 30 minuta nga nisja e vizitës historike të Papa Françeskut në Shqipëri, në aeroportin “Nënë Tereza”, ku Ati i Shenjtë do të ketë kontaktin e parë me vendin tonë, gjithçka është gati. Në një kohë rekord, ajo që njihet si salla VIP, është rikonstruktuar tërësisht.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Si e vlerësoni cilësinë e infrastrukturës në sistemin shkollor parauniversitar?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4593.426
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 23972.279
-333.881
-1.37%
Nikkei 225 16178.58
-142.59
-0.87%
S&P/ASX 100 4464.200
-47.800
-1.06%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.