Provimi i shtetit, MASH shpall datat për Mjekësinë
09/01/2012
Provimi i shtetit, MASH shpall datat për Mjekësinë
Studentët e porsadiplomuar në fakultetin e Mjekësisë, në degët stomatologji, farmaci, mjekësi e përgjithshme, mami, infermieri dhe fizioterapi do t'i nënshtrohen provimit të shtetit në periudhën 16 janar-7 shkurt.

Ministria e Arsimit ka publikuar për secilën degë datat përkatëse të zhvillimit të provimit të shtetit, i cili kryhet për herë të parë në vendin tonë, i bazuar në ligjin për profesionet e rregulluara.

Në fazën e parë të kryerjes së provimit të shtetit marrin pjesë 1500 studentë të diplomuar gjatë viteve 2010-2011 në fakultetin e mjekësisë.Sipas ligjit për profesionet e rregulluara, pas marrjes së provimit të shtetit, kandidatët kanë të drejtë të marrin licensën për të hapur aktivitetin e tyre.

Tarifa e provimit të shtetit është 10 mijë lekë të reja.Çdo kandidat ka të drejtë të hyjë në provim deri në 5 herë duke paguar për cdo radhë tarifën prej 10 mijë lekë.Licensa e tyre sipas udhëzuesve të urdhrave profesionistë rinovohet 5 vjet.

Për vitin 2012, Ministria e Arsimit ka propozuar që për profesionet e rregulluara krahas provimit teorik, studentët e porsadiplomuar t'i nënshtrohen dhe provimit në praktikë. Këtë vit, pritet të futen në provimin e shtetit dhe studentët që përfundojnë degën e mësuesisë.
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 110.4 111
GBP 176.5 177
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.