Eurozonë, papunësia rritet në 10,3%
30/11/2011 20:00
Eurozonë, papunësia rritet në 10,3%
Papunësia në Eurozonë u rrit përsëri gjatë tetorit, duke arritur normën e 10,3% të personave të aftë për punë dhe që janë në kërkim të një punësimi, u mësua në raportin e publikuar gjatë ditës së mërkurë.

“Armata” e të papunëve është rritur me 126 mijë persona që prej shtatorit, duke shkuar në një total prej 16,3 milion europianësh. Vendet me ndryshimet më të mëdha të normës së papunësisë që prej shtatorit ishin Gjermania, ku kjo normë ra nga 5,7, në 5,5%. Në aspektin negativ, papunësia në Spanjë u rrit në 22,8% ose 0,3% më shumë se muaji paraardhës. Papunësia e të rinjve në vendin iberik është edhe më shqetësues, me 48,9% të sapodiplomuarve që nuk arrijnë të punësohen.

Në një vlerësim paralel nga “Eurostati”, tregohet se norma e inflacionit të euros mbetet e pandryshuar në 3% edhe gjatë nëntorit. Më parë gjatë muajit, Banka Qëndore Europiane reduktoi normën bazë të interesit në 1,25% nga 1,5%. Sipas parashikimit të bankave, inflacioni në Eurozonë do të reduktohet me 2% deri vitin e ardhshëm.
/ Top Channel
Kriza Financiare
BE, me sytë nga Gjermania për ringritje
Rritet presioni mbi Berlinin, por Kancelarja Merkel refuzon të zgjidhë “qesen”

Financat, tkurret GDP-ja e Gjermanisë
“Motori” i Evropës ngadalësohet për herë të parë nga 2012
Ekonomia amerikane u rrit me 4%
Vlerësim pozitiv për 3-mujorin e fundit, por jo për gjithë vitin








comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Ndalet përparimi i ISIS në Falluxha
Ndalet përparimi i ISIS në Falluxha
Të mbeshtetura nga avionet amerikane, forcat irakiane të sigurisë arriten të ndalojnë avancimin e militanteve të ISIS-it drejt Amariya Al Falluxhas, nje qytet strategjik 40 km ne perendim te Bagdadit.

Siguria, incidenti në Shtëpinë e Bardhë “i papranueshëm”
Siguria, incidenti në Shtëpinë e Bardhë “i papranueshëm”
Drejtoresha e një agjencie, përgjegjëse për sigurinë e Presidentit Barack Obama, ka bërë të ditur se shkelja e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, më herët gjatë këtij muaji, ishte “e papranueshme”.

Incidenti në takimin me komisionerin Fule
Incidenti në takimin me komisionerin Fule
“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët”.

Universitetet e mbyllura, shumë degë nuk njihen
Universitetet e mbyllura, shumë degë nuk njihen
Janë qindra studentë, të cilët kanë ndjekur institucione të palicencuara, kreditet e të cilave sot nuk njihen nga Ministria e Arsimit.

Serbi, paradë “gjigante” në nder të Putin
Serbi, paradë “gjigante” në nder të Putin
Moska konfirmoi vizitën e presidentit Vladimir Putin më 16 tetor në Beograd me ftesë të homologut serb, Tomisllav Nikoliç.

Ndihma financiare për Greqinë
Ndihma financiare për Greqinë
Në një klimë konfrontimesh të ashpra politike me opozitën, qeveria greke filloi mesditën e së martës një raund të ri negociatash me ekspertët e kreditorëve të së ashtuquajturës “Trojka”, në vlerësimin e pestë të radhës së programit të reformave, që duhet të zbatojë Athina në mënyrë që të marrë, deri në fund të këtij viti, këstin e ndihmës financiare prej 7.1 mld eurosh.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110 110.5
GBP 178.5 179
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
17052.949
-18.271
-0.11%
NASDAQ 4495.083
-10.77
-0.24%
S&P 500 1973.35
-4.45
-0.23%
FTSE 100 6622.72
-23.88
-0.36%
FTSE MIB 20900.920
+374.811
+1.83%
CAC 40 4416.24
+58.17
+1.33%
DAX 9474.30
+51.39
+0.55%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16173.52
-137.12
-0.84%
S&P/ASX 100 4397.300
+24.600
+0.56%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.