Plotësohet Euro 2012
12/10/2011 00:00
Ndeshjet e fundit eleminatore kanë përcaktuar 10 skuadrat finaliste të Euro 2012 dhe 8 ekipet që do të luajnë në fazën play off.

Në grupin A, Turqia mundi 1-0 Azerbajxhanin, por fitorja 3-1 e Gjermanisë ndaj Belgjikës i dha mundësinë turqve të ngjiten në vendin e dytë dhe të kenë ende shpresa për kualifikim.

Holanda dhe Suedia janë skuadrat e kualifikuara direkt për në fazën finale dhe ky verdikt erdhi pas ndeshjes direkte mes tyre e fituar nga skuadra nordike me rezultatin 3-2.

Me këtë triumf suedezët ngjiten në kuotën e 24 pikëve duke qenë edhe ekipi me më shumë pikë ndër ato të renditura në vendin e dytë në grupe.

Portugalia nuk arrin dot të sigurojë kualifikimin direkt për në fazën finale të Euro 2012. Skuadra e drejtuar nga Paulo Bento u mund në ndeshjen më të rëndësishme të grupit H ndaj Danimarkës 2-1 duke i lënë kësaj të fundit vendin e parë në grup.

Në Grupin D, Franca barazoi 1-1 me Bosnjen, ruajti vendin e parë dhe siguroi kualifikimin direkt për në Euro 2012. Në Grupin B, Rusia është ajo që kaloi direkt në europian, ndërsa Irlanda siguroi fazën play off.

Në Grupin C, Italia ishte e kualifikuar, ndërsa Estonia hyn në play off duke përfituar edhe nga humbja e Serbisë me Slloveninë.

Në Grupin F, Greqia mundi Gjeorgjinë duke siguruar vendin e parë në grup dhe si rrjedhojë edhe kualifikiminm, ndërsa Kroacia do të luajë në play off.

Në Grupin I, Spanja nuk dhuroi asgjë dhe mundi Skocinë 3-1 duke ruajtur pathyeshmërinë, ndërkohë që Cekia kalon në play off pas fitores me Lituaninë 4-1.

/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A mendoni se do t`i vihet fre fenomenit të vjedhjes së energjisë pas ultimatumit të qeverisë se autorët do të arrestohen?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 110.4 111
GBP 176.5 177
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.