Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
29/09/2011
“Unë në bulevard, si qytetar, por Berisha në bllok si në shtëpinë e tij.” Ka qenë kjo përgjigja e parë, por shpërthyese e presidentit Bamir Topi, tetë muaj pas fyerjes publike që i bëri kryeministri Sali Berisha atij pas 21 janarit.

Në një intervistë shpërthyese dhe emocionale, por edhe elokuente politikisht, kreu i shtetit ka shpërthyer mbrëmë në emisionin 'Top Story' të Sokol Ballës në Top Channel, duke deklaruar gjithashtu kthimin e tij vitin tjetër në politikë me një formacion të djathtë. Presidenti e cilesoi deklaraten, me mungese etike qytetare.“Humbje e kontrollit, mungesë totale e etikës qytetare. Kalimi në sulme kaq virulente, natyrisht që të bën që tjetrin ta mëshirosh, sepse kur del nga kontrolli të bën ta mëshirosh. Një intelektual, një qytetar, para se të jetë zotëri bulevardi është qytetar i dy familjeve shumë të vjetra të Tiranës. Në vitet e komunizmit, dhe për këtë janë dëshimtarë intelektualë dhe të rinj të Tiranës, që e kthyen bulevardin në institicuonin e disidencës qytetare, aty bëheshin biseda aty shihej diferenca me një qytet të ndaluar, sikurse ishte blloku dhe qytetarët e Tiranës. Unë personalisht gëzoj një memorje shumë të fortë. Kam parasysh që të rinjtë e Tiranës kalonin në monotoni të plotë orët e darkës, ndërsa pak zotërinj arrinin të futeshin me shumë krenari në qytetin e ndaluar”, tha Topi. Presidenti Topi pohoi se ajo cka thuhej ne kabllogramen e Wikileaks se Berisha po organizonte sulm me gure ndaj presidences, ne kohen e Ligjit per Lustracionin, ishte e vertete dhe se keshtu i kishin ardhur informacionet nga sherbimet sekrete.
Deklaratat e Berishës ishin një humbje e kontrollit dhe mungesë totale e etikës qytetare. Duhet të mëshirosh kur ka një humbje kontrolli.

Bamir Topi
President i Republikës


“Cdo gjë që është thënë në atë kontekst, patjetër që ka vërtetësi. Në rast se bëhen komente se si vijnë informacionet natyrisht që ato thuhen edhe mbi bazën e informacioneve që vijnë. Se sa bazë kanë patur ato informacione, nuk jam unë që mund t’i konfirmoj. Zëra vijnë, gjithnjë në biseda thuhet, ka të dhëna, ka informacione. Asnjëherë nuk do të thotë se këto informacione janë të sanksionuara mbi bazën e certifikimit të informacionit që vijnë nga shërbimet”, tha Topi.

Por pjesa me interesante e intervistes se tij shperthyese ne ‘Top Story’ ishte ajo kur me nje pergjigje te prere, ai ju pergjigj pyetjes se gazetarit Sokol Balla, nese vitin tjeter ai do te rikthehej ne politike.

“Janë tre elementë që kam thënë në intervistën e viteve më parë: Aktiv, i fortë dhe s’është cudi. Sa më afër jemi në përfundim të mandatit, kjo ‘s’është cudi’ merr një karakter afirmativ. Natyrisht që po”, theksoi Topi.

Topi sqaroi edhe cfare orientimi do kete angazhimi i tij i ri politik.“Nëse ka dicka që mund të them në mënyrë kategorike, prerazi dhe qartë është që unë i takoj të djathtës, qendrës së djathtë. Kjo nuk është thjesht për të qenë luajal me formimin tënd individual. Këtu janë disa gjëra që kondicionohen nga tradita familjare, nga shumë momente të rëndësishme historike, por edhe cështje të principialitetit dhe luajalitetit me veten në radhë të parë, por edhe me mjedisin”, theksoi Topi.

Por Topi la ende te hapur betejen per presidentin e ardhshem. Ai kembenguli se Shqiperise i duhet nje president nga populli.

“Zgjidhja më e mirë edhe në kushtet e Shqipërisë do të ishte president nga populli, drejtpërdrejt. Askush të mos ketë frikë, askush të mos bëjë llogari, zgjedhje nga populli është zgjedhje me demokratike”, tha Topi.

Vete Topi nuk perjashtoi jo vetem mundesine qe ne nje rast te tille te kandidonte vete, por la te kuptohej se ne rast se ne kuvend do te shkohej tek zgjedhja e presidentit me 71 vota, do te kishte levizje nga nje grup deputetesh nen influencen e tij qe do te vepronin is pakice bllokuese.

“Vërtetë kam marrëdhënie miqësore, por jo kondicionale përsa i përket votës së tyre në parlament. Do të jetë lojë e hapur”, tha Topi.

Ne vazhden e replikave te tij me kryeministrin ne ‘Top Story’, presidenti Topi fajesoi ndryshimet kushtetuese is shkaktare te situates politike ne vend, per te cilat tha ai, ka tashme se paku nje te penduar.

“Ky është fakti që sot mbas gati tre vite e gjysmë, kemi një të penduar dhe ky është zoti Rama. Natyrisht është një refleksion i tij është interesante të shohësh se si njerëzit pendohen. Dikush tjetër nuk është penduar”, tha Topi.



/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

I burgosuri fiton të ‘drejtën për të vdekur’
I burgosuri fiton të ‘drejtën për të vdekur’
Një i burgosur belg, i cili vuan një dënim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje do të lejohet që mjekët t’i japin fund jetës së tij, pas një vendimi të rëndësishëm.

Beteja e ndërkombëtarëve kundër ISIS
Beteja e ndërkombëtarëve kundër ISIS
Britania e Madhe zotohet të luajë një rol udhëheqës në luftën kundër ekstremistëve të ISIS në Irak dhe Siri.

Fshati i malit të Shenjtë
Fshati i malit të Shenjtë
Në këtë shtëpi, sot të vetmuar jo larg qytetit të Rubikut, dikur jetonte Abat Preng Doçi , njeriu që jetën ia kushtoi jo thjesht fesë, por mbi të gjitha edhe çështjes kombëtare.

Ati i Shenjtë në Shqipëri, ja itinerari
Ati i Shenjtë në Shqipëri, ja itinerari
Papa Francesk, viziton Shqipërinë këtë të diel dhe vëmendja është përqendruar në qëndrimin e tij, vizitat, takimet dhe ceremonitë e organizuara me këtë rast historik për vendin tonë.

Reagimi i vogëlushes përballë ndryshimit të të atit të saj
Reagimi i vogëlushes përballë ndryshimit të të atit të saj
Një vogëlushe nuk e priti mirë ndryshimin drastik të të atit të saj, i cili brenda pak minutash shfaqet me dy pamje të ndryshme.

Izrael, luan Mozartin, teksa operohet në tru
Izrael, luan Mozartin, teksa operohet në tru
Naomi Elishuv i është nënshtruar një operacioni në tru dhe deri këtu s’ka asgjë të çuditshme…


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Presidenti Bamir Topi mbeshtet zgjedhjen e Presidentit te Republikes nga populli; mendoni se kjo eshte zgjidhja e duhur qe te marre fund pergjithmone polarizimi i skajshem i politikes ne Shqiperi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.3
USD 107.9 108.3
GBP 174.5 175
CHF 115.2 115.7
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4518.903
-48.696
-1.07%
S&P 500 1984.13
-1.41
-0.07%
FTSE 100 6773.83
-30.38
-0.45%
FTSE MIB 20802.350
-49.371
-0.24%
CAC 40 4402.53
-26.10
-0.59%
DAX 9616.48
-43.149
-0.45%
HANG SENG 24136.01
-220.98
-0.91%
Nikkei 225 15911.53
-36.76
-0.23%
S&P/ASX 100 4524.500
-22.300
-0.49%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.