Nis viti i ri shkollor
12/09/2011 09:10
Dyert e shkollave janë hapur sot për herë të parë për 42 mijë vogelushe. Fillimi i vitit të ri shkollor ka bërë që të paktën 570 mijë nxënës të rikthehen serish në ambientet shkollore. Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" per te uruar nxenesit ne kete dite te vecante.

"Unë dëshiroj që në këtë ditë të shënuar, të uroj një vit të ri shkollor të mbarë për të gjithë nxënësit shqiptarë, kudo ata shkollohen, në qytete, apo në fshatra dhe jam i bindur që kjo ditë, sikurse dihet, mbart me vete jo vetëm emocionet, jo vetëm ankthin që natyrshëm të ofron sfida e arsimimit, por mbi të gjitha mbart me vete entuziazmin për të rifilluar, entuziazmin për të rifilluar një cikël arsimimi më cilësor, entuziazmin për të qenë konkurues në jetë, por mbi të gjitha entuziazmin për të qenë fitues", tha Topi.Presidenti uroi gjithashtu për një vit të ri shkollor të mbarë, me shëndet, me kurajë, me entuziazëm.

Kryeministri Berisha ka vizituar jo pa qellim shkollen e mesme profesionale Hoteleri-Turizem, pasi nje nga objektivat e qeverise eshte rritja e numrit te nxenesve qe zgjedhin kete shkolle

"Sot fillon gara më e rëndësishme, ajo e dijes. Uroj që viti i ri shkollor të jetë plot arritje e suksese. Do të bëjmë gjithçka që raporti i frekuentimit të shkollave profesinale dhe atyre të përgjithshme të jetë 50-50”, deklaroi Berisha.

Kreu i qeverise tha se studimet e fundit tregojne se numri i femijeve qe lexojne libra jashteshkollore eshte i larte ne krahasim me shume vende ne Europe. Nje dukuri qe tregon per nje nivel te larte arsimimi tha kryeministri i cili shtoi se te njejtat arritje jane evidentuar edhe ne lendet shkencore.
 

Basha: Masa për gjendjen në shkolla


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi nga shkolla "Skëndër Çaçi", të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri akademik.

Kreu i bashkisë premtoi se do të merren masa për gjendjen në shkolla, pasi në to ka ende shumë probleme.

"Do ta përqendrojmë punën për sigurinë në shkolla, për vendosjen e sinjalistikës, per përmirësimin e higjienës, si dhe për planifikimin e 6 shkollave të reja në kryeqytet", tha Basha.

Fillon shkolla, rëndohet trafiku

Fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohet me trafik të rënduar në Tiranë.

Pavarësisht pranisë së madhe të Policisë Rrugore, disa akse janë bllokuar.

Rruga pranë Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi i Doganës janë zonat me trafikun më të rënduar. Gjithashtu, gjendja e trafikut paraqitet e rënduar në rrugën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe në Laprakë.


/ Top Channel
Arsimi
Nxënësit në protestë për rrugën
Vlorë, bojkotohet mësimi në shkollën profesionale
Gabimet skandaloze të teksteve shkollore
Pse u lejuan dhe si do të korrigjohet përmbajtja?








Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Astronomia, fotot më të mira të vitit
Astronomia, fotot më të mira të vitit (FOTO)
Observatori Greenwich dhe BBC Sky organizuan për të gjashtin vit radhazi ceremoninë e dorëzimit të fotove më të bukura të hapësirës.

Gjermani, nis “Oktoberfest”-i
Gjermani, nis “Oktoberfest”-i (FOTO)
Kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, ditën e shtunë hapi fuçinë e parë të birrës për nisjen e Oktoberfest-it të vitit 2014, një event që do të mirëpresë 6.4 milionë vizitorë në 15 ditët e ardhshme.

Papa Françesku bekon mbarë Shqipërinë 
Papa Françesku bekon mbarë Shqipërinë
Papa Françesku mbërriti në orën 09:06 minuta në Shqipëri dhe në aeroport u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.

Papa: Vij në Shqipëri jo vetëm për të shkuarën
Papa: Vij në Shqipëri jo vetëm për të shkuarën
Ora 7.30 e mëngjesit e ditës së diel e gjeti Papa Françeskun në aeroportin e Romës, ku me një çante të zezë në dorë, përshendeti përfaqesuesit e Vatikanit të cilët e përcollen dhe më pas Ati i Shenjte hipi në avionin e tij privat të linjes Alitalia për të udhëtuar drejt Shqipërise.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME

SONDAZH

Si jane kushtet ne shkollen ku studioni ju apo femijet tuaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.3
USD 108.3 108.8
GBP 178 178.5
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
17265.99
0.00
0.00%
NASDAQ 4593.426
-13.637
-0.30%
S&P 500 2010.40
-0.96
-0.05%
FTSE 100 6837.92
+18.63
+0.27%
FTSE MIB 20972.350
-156.371
-0.74%
CAC 40 4461.22
-3.48
-0.08%
DAX 9799.26
+1.13
+0.01%
HANG SENG 24306.16
+137.439
+0.57%
Nikkei 225 16321.17
+253.6
+1.58%
S&P/ASX 100 4512.000
+13.200
+0.29%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.