KE: Liria e tubimit, themelore
28/01/2011 19:15
KE: Liria e tubimit, themelore
Komisioni Evropian e ka cilësuar si një liri për t’u shprehur dhe një të drejtë demokratike, protestën-homazh të opozitës të zhvilluar ditën e sotme.

Zëdhënësja e komisionerit evropian për Zgjerim, Shtefan Fyle ka deklaruar në një intervistë për Top Channel se është shumë e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe palët të kenë përgjegjshmëri për veprimet e tyre.

TCH: Një manifestim tjetër u thirr sot nga opozita në përkujtim të tre viktimave të së premtes së kaluar. Një pjesë e komunitetit ndërkombëtar bëri thirrje që kjo të mos realizohej, po ju ç'mendim keni?

Natasha Butler: “Liria për t'u shprehur dhe liria për t'u mbledhur janë të drejta demokratike bazë. Pra, është e rëndësishme që ato të zhvillohen. Megjithatë, me duhet t'ju kujtoj dy qëndrimet e BE-së javën e kaluar e do t'ua përsëris thirrjen tonë për qetësi nga të dy palët. Bëjmë thirrje për përgjegjshmëri. Është e rëndësishme mospërsëritja e dhunës dhe vendosja e shtetit ligjor në Shqipëri. Është e rëndësishme që të evitohet çdolloj provokimi, qoftë në gjuhën e përdorur apo në veprime”.

TCH: Në anën tjetër, ka një hetim nga prokuroria për ngjarjet e 21 janarit. Si i shihni deklaratat publike të Kryeministrit kur e quan prokuroren e përgjithshme gënjeshtare e se ajo është pjesë e grushtit të shtetit?

Natasha Butler: Dëgjoni, ne kemi kërkuar që hetimet të jenë gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë se hetimet duhet të bëhen bashkarisht nga qeveria e opozita, pra nga të gjitha partitë politike dhe aktorët politik duhet të marrin pjesë në këtë hetim. Është e qartë se nevojitet që ndarja e pushteteve të zbatohet, e kjo kërkohet nga të gjitha vendet kandidate apo potencialisht kandidate. Pra, ndarja e pushteteve duhet të aplikohet në Shqipëri.

TCH: Kur thoni se opozita e mazhoranca duhet të marrin pjesë në hetim, i referoheni hetimit të Prokurorisë apo hetimit të vetë atyre. Pasi ka edhe një komision parlamentar që po heton?

Natasha Butler: Në fakt nuk dua të komentoj krijimin e komisionit parlamentar e as mbi modalitetet sesi ky komision u ngrit. Ajo që është e rëndësishme për ne është që hetimet të kryhen nga bashkësia e gjithë aktorëve e që të jetë objekt konsensusi, në mënyrë të tillë që të mund të përparojmë e të gjejmë një zgjidhje të pranueshme politike nga të gjitha palët, në mënyrë që Shqipëria të dalë vërtetë nga kriza ku po zhytet.

TCH: Ka patur një letër që komisioneri Fyle e përmendi vetë në Parlamentin Europian se ia kishte dërguar qeverisë në 18 janar. A mund të na thoni diçka më shumë rreth mesazheve që Komisioneri i ka përcjellë kryeministrit Berisha në këtë letër konfidenciale?

Natasha Butler: Ka patur disa mesazhe. Së pari, se është e rëndësishme që Shqipëria të veprojë në mënyrë të vendosur për prioritetet kyçe, e që ajo të bëjë progres në to, përndryshe Shqipëria rrezikon të vonohet krahasuar me vendet e tjera potencialisht kandidate fqinje. Së dyti, ka sfida të ngritura nga OSBE-ODIHR gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2009-s. Këto rekomandime duhet të zbatohen nga qeveria dhe është e domosdoshme që ato të përmbushen në kohë, në mënyrë që zgjedhjet lokale të majit 2011 të jenë brenda standardeve europiane e ndërkombëtare. E siç e dini, Shqipëria duhet të modifikojë kuadrin e saj ligjor, e këto rekomandime tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria në mënyrë që në planin elektoral ajo të mund të mbajë zgjedhjet e majit e që zgjedhjet lokale të 2011-s të mund të përmbushin standardet ndërkombëtare. Së fundi, është theksuar se ne gjykojmë të domosdoshme që liderët politikë të dëshmojnë prova përgjegjshmërie në gjetjen e një zgjidhjeje dhe është shënuar gatishmëria e komisionerit për të qenë i pranishëm atje, nëse ka ftesë nga të dy partitë politike.

Përgatiti Arta Tozaj

/ Top Channel







comments powered by Disqus
TE REKOMANDUARA PER JU

Vajza me një top leshi të stërmadh në stomak
Vajza me një top leshi të stërmadh në stomak
Një vajzë adoleshente e cila nuk mund të pinte dot asnjë gotë ujë pa i ardhur për të vjellë mësoi se fajin për këtë e kishte një top leshi i madh që i bllokonte stomakun.

Malet me plehra në Maldive
Malet me plehra në Maldive (FOTO)
Maldivet janë të njohura për plazhet e mrekullueshme dhe akomodimin luksoz, por fotot e mëposhtme tregojnë anën e errët të tyre.

Incidenti në takimin me komisionerin Fule
Incidenti në takimin me komisionerin Fule
“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët”.

Financimi i BE për Ballkanin 2014-2020
Financimi i BE për Ballkanin 2014-2020
Komisioni Europian ka publikuar dokumentin strategjik për Instrumentin e dytë të Paraanëtarësimit për periudhën 2014-2020.

Foto e parë nga dasma Clooney-Alamuddin
Foto e parë nga dasma Clooney-Alamuddin
Është publikuar fotoja e parë e dasmës së aktorit George Clooney me avokaten Amal Alamuddin.

Jolie i dhuron orë 3 milionë dollarëshe Bradit
Jolie i dhuron orë 3 milionë dollarëshe Bradit
Angelina Jolie i ka dhuruar bashkëshortit të saj Brad Pitt një orë të rrallë që mendohet se kap vlerën e plot 3 milionë dollarëve.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Si e vlerësoni këmbënguljen e qeverisë për reformën në Drejtësi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.1
USD 110 110.5
GBP 178.5 179
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
17070.029
-1.191
-0.01%
NASDAQ 4501.89
-3.963
-0.09%
S&P 500 1974.85
-2.95
-0.15%
FTSE 100 6622.72
-23.88
-0.36%
FTSE MIB 20900.920
+374.811
+1.83%
CAC 40 4416.24
+58.17
+1.33%
DAX 9474.30
+51.39
+0.55%
HANG SENG 22932.98
-296.23
-1.28%
Nikkei 225 16173.52
-137.12
-0.84%
S&P/ASX 100 4397.300
+24.600
+0.56%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.