Në Dibër të Madhe
22/10/2010 19:50
Në Dibër të Madhe
Në mendjen tonë, shqiptarëve të Shqipërisë, krijohet menjëherë një asosacion i çuditshëm sa herë dëgjojmë të përmendet Dibra e Madhe.

E mbetur përtej kufijve, kjo krahinë është përfolur aq shpesh saqë shumëkush beson se tek madhështia e emrit të saj, në mungesë të një Dibre të vogël, qëndrojnë të gjitha, përfshi kujtesën e një të kaluare historike.

“Dibra me krenari përmendet për një fakt shumë historik, këtu Skënderbeu  ka mundur të mbajë Kuvendin e parë mes shqiptarëve në 1443. Qeliza e parë e çështjes kombëtare, e historisë së Skëndërbeut, të gjithë historisë së shqiptarëve fillon me kuvendin që Skënderbeu mban në Dibër”, thekson Rruzhdi Lala.


E nisëm këtë udhëtim në Dibrën e Madhe me faktin që na bëri më shumë përshtypje dhe me pamjet që ofron Kodra e Bejlerëve, që njihet në kohërat e hershme si e banuar nga fisnikët vendas. Në ditët e sotme Dibra është e ndarë në dy pjesë, në Dibrën e Vjetër dhe atë të Re. E përmendur që në vitet 168 para Krishtit, Dibranët i referohen rilindjes për atë që sot konsiderohet Dibra e vërtetë.


“Ashtu siç e ka cilësuar një ndër rilindasit tanë, Jusif Bageri, Dibra është kërthiza e Shqipërisë sepse shumica e popullsisë shqiptare, pavarësisht nga është, është dashur të kalojë në qytetin e Dibrës”, vazhdon Lala.
Dibra e vjetër përmban objektet më të rëndësishme historike dhe kulturore.  Hamami, nje monument me vlera historiko-monumentale falë strukturës arkitektonike, quhet “bukuroshe e qytetit”. Vendi i “shtatë minareve” ku më e vjetra është ajo e “xhamisë mbretërore” banohet vetëm nga 104 ortodoksë. E goditur prej shumë vitesh nga emigracioni, këtë vit qyteti i vjetër ka pritur studentët me hapjen e Universitetit të tij.


“Startuam me fakultetin per terapi-fizikale, i cili është i vetmi i këtij lloji në trojet shqiptare. Studentët në Dibër mund të bëjnë pjesën praktike me pajisje moderne që janë të nivelit europian”, shprehet Argëtim Fida.
Qyteti ka qenë udhëkryqi kryesor nëpër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Në mesjetë njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Por nga mesi i shekullit të 19-të me 250 dyqane dhe me më shumë se 8 mijë banorë, Dibra konsiderohej si një qendër e rëndësishme. Zhvillmet politike në Ballkan bënë që ky vend të humbiste rëndësinë e vet, ndërkohë që sot vendasit, përmes fjalës të bëjnë të ditur traditën zakonore të Dibrës.
“Cdo shtëpi dibrane, cdo familje, çdo fis ose çdo mëhallë dibrane duhet të kishte specifikat e veta, të veçohej për një virtyt në mënyrë që të jetonte në Dibër, përndryshe nuk do trajtohej si dibrane”, tregon Lala.


Këtë “fanatizëm pozitiv” e ndeshim në qendër të qytetit, tek ndërtesa 154 vjecare e fisit të Erebarajve, një pjesë e trungut të familjes së regjisorit të njohur shqiptar, Gëzim Erebara. Në vitin 1976  Ibrahim Erebara, pronari i ndërtesës filloi ta rikontruktonte atë. Kjo banesë, përvecse e përfshirë në guidën turistike, “tavani” dhe “dritarja” e saj, prej  shtetit maqedon, përdoret si emblemë në kartëmonedhën 100 denarëshe...duke treguar vlerat e saj universale:
“Babai si merakli e rregulloi nga brenda shtëpinë, por tavani nuk është “prekur”, vetëm është mirëmbajtur. Të gjitha i ka bërë se kishte dëshirë, nuk ka pasur subvencione nga shteti”, thotë Mexhait Erebara, djali i regjisorit Gëzim Erebara.


Në këtë vend mes malesh, 900 metra mbi nivelin e detit gjenden Lixhajt e Banishtes, një pasuri natyrore e vetme në këtë rajon. Vendasit thonë se  kjo pikë kurimi  ka filluar të ndërtohej në vitin 1947 dhe ka përfunduar në vitin 1951. Deri në fillim të viteve `80 keto ambiente janë përdorur vetëm nga udhëheqësit e ish-Jugosllavisë.

Por qytetaria dibrane i falet kulturës së hershme. Duke rastisur në ditët e Festivalit të Teatrove në Dibër, mësojmë se shfaqja e parë në skenë është vënë në vitin 1941 dhe në këtë “ngjizje” të hershme teatrore merr kuptim ky interesim, ndërsa në një prej netëve të Edicionit të 9-të, pritet të ngjitet në skenë teatri “Dodona” i Prishtinës me pjesën “Natën e Mirë nënë”


Regjisorja e shfaqjes Drita Begolli vjen per here te pare ne Diber, edhe pse rrenjet e bashkeshortit te saj i ka nga ky vend. Impresionet e saj per kete qytet jane “artistike” dhe “njerezore”:
“Më pëlqeu qyteti, publiku, njerëzit. Fëmijët e mi kanë origjinë dibrane, janë stërnipat e Jusuf Pashë Dibrës dhe kjo është një arsye më tepër të vij në këtë qytet. Qyteti i Dibrës më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë.”
 Të ngulitur në shekuj, dibranët e quajnë qytetin e tyre “provincë” që vazhdon të “jetojë agoninë”, ndërsa ne nga Dibra duam të marrim me vete “fjalën e mirë”, mikpritjen dhe “qytetarinë”  e vendasve që jetojnë mes 9 malesh.

/ Top Channel



Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

Ultimatumi i BE-së për Rusinë
Ultimatumi i BE-së për Rusinë
Rusia ka një javë kohë që të ndryshojë kursin e saj karshi Ukrainës ose të përballet me sanksione të reja të Bashkimit Europian.

Kurdët në luftë për ëndrrën e tyre Kurdët në luftë për ëndrrën e tyre
Me luftën e tyre kundër organizatës terroriste "Shteti islamik" kurdët irakianë po çojnë përpara edhe projektin e tyre për një shtet të vetin, një dëshirë e hershme që nuk u bë kurrë realitet.

Si do te jete iPhone 6-ta? Si do te jete iPhone 6-ta?
Në ftesat e shpërndara nga Apple, thuhej vetëm “do të donim t’ju jepnim më tepër informacion...”,  kaq mjaftoi për të ngacmuar imagjinatën e publikut: si do të jetë produkti më i ri i firmës së njohur që prezantohet për herë të parë në Cupertino të Kalifornisë në 9 shtator.

“Punëtor” në fermën e Sting-ut “Punëtor” në fermën e Sting-ut
Dëshiron të mbledhësh ullinjtë e Sting-ut në Toskanë? Paguan ti 262 euro në ditë. Përse do ta bëje një gjë të tillë? Përgjigja është e thjeshtë: për arsye terapeutike.

Xhihadistët u presin kokat 4 “spiunëve”
Xhihadistët u presin kokat 4 “spiunëve”
Një video e re tronditëse e xhihadistëve pro-Al Kaedës ka dalë në qarkullim. Në të shihen katër persona të cilëve u pritet koka me thikë nga një xhelat me fytyrë të mbuluar.

Hebrenjtë largohen nga Guatemala Hebrenjtë largohen nga Guatemala
Rreth 230 anëtarë të një grupi hebre ortodoks kanë filluar të largohen nga një fshat në Guatemalën perëndimore, pas një konflikti të ashpër me komunitetin lokal indigjen.


VLERËSO KËTË LAJM
LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

A duhet te vazhdoje bojkoti i opozites ne Parlament?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.6
USD 105.7 106.4
GBP 175 175.5
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4580.271
+22.577
+0.50%
S&P 500 2003.37
+6.63
+0.33%
FTSE 100 6825.31
+5.56
+0.08%
FTSE MIB 20345.850
-104.641
-0.51%
CAC 40 4379.73
-1.31
-0.03%
DAX 9479.03
+8.86
+0.09%
HANG SENG 24735.461
-16.629
-0.07%
Nikkei 225 15695.07
+218.471
+1.41%
S&P/ASX 100 4693.800
+18.600
+0.40%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.