Eutanazia e (pa)ligjshme në vendin tonë
14/10/2010 18:45
Eutanazia e (pa)ligjshme në vendin tonë
E drejta per te patur nje jete dinjitoze i takon cdokujt. Shtete me demokraci të përparuar dhe individë të saj, gjykojnë se e tillë meriton të jetë edhe vdekja.

Gjithnjë e më shumë sot po konsiderohen vetëvrasjet me ndihmën e mjekësisë, apo ndryshe e quajtur eutanazia. Në fakt kjo gjendje është bërë shkak për krijimin e përplasjeve të forta mes mendësive të individëve, shoqatave të ndrysme, mjekësisë, shtetit dhe besimeve fetare.

Eutanazia, apo ndryshe vdekja e ëmbël sipas greqishtes, është vullneti i pacientit në një stad terminal të jetës, apo familjarëve të tij për t’i dhënë fund vuajtjeve përgjithmonë përmes një ndihme mjekësore. Pra, përshpejtimi i vdekjes. Në Shqipëri, si në shumicën e vendeve të botës, ligjërisht aplikimi i eutanazisë është i ndaluar, ndonëse partizanët e saj nuk mungojnë.

Bardhyl Çipi, profesor i lëndës së Bioetikës në Fakultetin e Mjekësisë, thotë se përshpejtimi i vdekjes mund të kryhet edhe tek ne, megjithatë në disa rrethana shumë të mirëpërcaktuara. “Kur pacienti është i pavetëdijshëm këtu ka një rezerve”, shprehet ai. Të justifikuara ose jo nga ana mjekësore rrethanat e eutanazisë, ligjet shqiptare në fuqi e dënojnë atë njësoj si cfardolloj krimi tjetër vrasës.

Marjeta Zaimi, shefe e Seksionit të Hetimit Kundër Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Tiranës, shpjegon: “Vrasja në gjendjen e eutanazisë, sa kohë që vepër penale cënon të drejtën për të jetuar dhe sa kohe që parashikohet me ligj parimi human i mjekut, konsiderohet vepër penale, gjendja e eutanazisë”. Por në Kodin e Etikës dhe Deontologjisë së Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, ekziston një nen, i cili lejon aplikimin e një forme pasive të eutanazisë. E ky vendim ngelet tërësisht në gjykimin e mjekut. “Në kodin e etikës së mjekëve të Shqipërisë, është një shteg i vogël që lejon eutanazinë pasive, kur ndërgjegjia e njeriut ka humbur”, shton Cipi.


Pavarësisht diskutimit, i cili edhe ne Shqipëri, bie ne kundërshtim të hapur mes ligjit dhe praktikës mjekësore, raste të aplikimit të eutanazisë nuk kanë munguar. “Mund të ketë ndodhur që i është hequr aparatura se pa pasur një rast tjetër të rëndë në gjendjen e tij dhe nuk ka pasur aparatura të lira. Kjo është eutanazi e detyruar nga mungesa e pajisjeve”, pohon ai. Një akt që edhe pse ndoshta has shumë kundërshtarë, gjen gjithsesi justifikimin brenda gjykimit të Urdhërit të Mjekut. Por, për prokuroren Zaimi pavarësisht arsyetimit, akti dënohet si vrasje. “Klasifikohet si një vrasje e thjeshtë, ose në varësi të rrethanave konsiderohet vrasje në rrethana lehtësuese, kur ato ekzistojnë”, vijon Zaimi.

E ndërsa Shqipëria është shndërruar pa u ndier në një zbatuese të eutanazisë, vetëvrasjet me asistencën e mjekëve janë të ligjshme vetëm në pak vende si; Holanda, Belgjika, Zvicra, disa nga shtetet përbërëse në SHBA-ve, etj. Sot, ekzistojnë edhe shumë shoqata të eutanazisë dhe lëvizje aktive që mbrojnë parimin e vdekjes me dinjitet. Por që në rastin shqiptar ka marrë ngjyrat e vrasjes mjekësore për arsye praktike. A është kjo e drejtë? Tema mbetet e hapur për diskutim.
/ Top Channel







Login per te komentuar

TE REKOMANDUARA PER JU

“Dy italianet e rrëmbyera, jo në duart e ISIS”
“Dy italianet e rrëmbyera, jo në duart e ISIS”
Fati i dy italianeve të rrëmbyera në Siri 31 gushtin e vitit të kaluar mbetet ende mister, por ajo lajmi që lehtëson disi familjarët e dy të rejave bën fjalë për përjashtimin e mundësisë që Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli të jenë rrëmbyer nga ISIS.


Beteja e ndërkombëtarëve kundër ISIS
Beteja e ndërkombëtarëve kundër ISIS
Britania e Madhe zotohet të luajë një rol udhëheqës në luftën kundër ekstremistëve të ISIS në Irak dhe Siri.

Reagimi i vogëlushes përballë ndryshimit të të atit të saj
Reagimi i vogëlushes përballë ndryshimit të të atit të saj
Një vogëlushe nuk e priti mirë ndryshimin drastik të të atit të saj, i cili brenda pak minutash shfaqet me dy pamje të ndryshme.

Kinë, mësuesi rreh brutalisht 4 fëmijë
Kinë, mësuesi rreh brutalisht 4 fëmijë
Policia kineze është në kërkim të një mësuesi të dhunshëm i cili ka rrahur brutalisht 4 fëmijë me librin e lëndës që jepte.

Shqipëria, arsimin ndër më të dobëtit në botë
Shqipëria, arsimin ndër më të dobëtit në botë
Më shumë se gjysëm milioni nxënës të arsimit nëntëvjecar dhe atij të mesëm u ulën në bankat e shkollave anembanë vendit për të nisur vitin e ri shkollor.

Fshati i malit të Shenjtë
Fshati i malit të Shenjtë
Në këtë shtëpi, sot të vetmuar jo larg qytetit të Rubikut, dikur jetonte Abat Preng Doçi , njeriu që jetën ia kushtoi jo thjesht fesë, por mbi të gjitha edhe çështjes kombëtare.


VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni qe arrestimi i guvernatorit Fullani i ka dhene fund fenomenit te te paprekshmeve ne Shqiperi?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.8 140.4
USD 108.4 109.2
GBP 174.5 175
CHF 115.5 116
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4518.903
-48.696
-1.07%
S&P 500 1984.13
-1.41
-0.07%
FTSE 100 6804.21
-2.75
-0.04%
FTSE MIB 20851.721
-219.398
-1.04%
CAC 40 4428.63
-13.07
-0.29%
DAX 9659.63
+8.50
+0.09%
HANG SENG 24356.99
0.00
0.00%
Nikkei 225 15895.38
-52.91
-0.33%
S&P/ASX 100 4542.400
-4.400
-0.10%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.