Mbrojtja e anglishtes, diskutime për TOEFL-in
19/05/2010 08:25
Mbrojtja e anglishtes, diskutime për TOEFL-in
Çështja e kritereve për të vazhduar një cikël të dytë studimi, do të jenë edhe më të forta pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e arsimit të lartë.

Por që këto kushte të jenë të drejta dhe sa më të favorshme për studentët, duhet të shihen mirë, me prioritet dhe me një bazë të gjerë shqyrtimi nga specialistë të fushave të ndryshme.

Kjo do të thotë se në pikat e ligjit ku parashikohen kredencialet që duhet të ketë një student për të konkurruar në një cikël të dytë studimesh, ndër më kryesoret do të jetë gjuha e huaj, anglishtja.

Nisur nga drafti shumë i diskutuar për disa ndryshime në ligjin e arsimit të lartë, të gjithë ata studentë që kërkojnë të vazhdojnë një master, duhet me patjetër të kenë të mbrojtur anglishten dhe më pas të nisin ciklin e dytë të studimeve.

Nisur nga objeksionet, diskutimet, por edhe debatet që pati drafti i projektligjit për disa ndryshime në ligjin e arsimit të lartë, profesorët e të gjitha fakulteteve kanë kërkuar që të bëjnë propozimet dhe sugjerimet nga ana tyre. Këtij grupi ka bërë kërkesë për t’iu atashuar edhe një bërthamë specialistësh të gjuhëve të huaja.

Profesorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kanë kërkuar që bashkërisht të gjendet një zgjidhje alternative duke mos cenuar studentët si financiarisht, ashtu edhe në kohë. Kjo duke nisur nga kushtet e certifikimeve ndërkombëtare. Aktualisht, testi ndërkombëtar i gjuhës angleze TOEFL është i vlefshëm vetëm për dy vjet.

Më pas, ai duhet të rinovohet, çka do të thotë se i interesuari duhet të japë një provim tjetër, duhet të paguajë taksë tjetër dhe mbi të gjitha të ketë një llogari bankare ose të gjitha veprimet duhet të kryhen elektronikisht përmes kartës së kreditit.

Po ashtu, kapaciteti i qendrave të studimeve, në Shqipëri, të cilat janë të autorizuara nga TOEFL, është aq i kufizuar sa të interesuarit që aktualisht duan të japin provimin duhet të presin me muaj, derisa t’u vijë radha... nisur nga të gjitha këto, por edhe kriteret e mëparshme të masterit, që njihnin si certifikim edhe testin në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kërkohet gjetja e një rruge të mesme, duke i dhënë lehtësira dhe standarde të vërteta, studentëve që duan të ndjekin ciklin e dytë të studimeve.

Testi ndërkombëtar i gjuhës angleze TOEFL tashmë duhet të jetë një kusht për çdo person që kërkon të vazhdojë studimet e larta në nivelin master. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Kryeministri Berisha gjatë një ceremonie për shpërndarjen e diplomave për studimet Master i Nivelit të Dytë, nga institucioni i arsimit të lartë privat, ISSAT. “Qeveria ka përcaktuar TOEFL-in si kusht për të vazhduar studimet për master.

Në tërësi kjo është pritur mirë, por ka pasur edhe ndonjë reagim dhe kjo është normale”, deklaroi pak kohë më parë Kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, qeveria në fushën e financimit po adapton sistemet më të mira dhe nuk kërkon të dobësojë financimin, por të dyfishojë burimet financiare për arsimin. Po kështu, Berisha theksoi se qeveria po vijon përpjekjet e saj për të nxitur kërkimin shkencor në universitete.  
/ Top Channel







comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Mendoni se vizita e kryeministrit Rama ne Beograd do të çtensionojë marrëdheniet midis dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139 139.5
USD 109 109.6
GBP 175.5 176
CHF 115 115.5
TREGJE DHE BURSA
0.00
0.00
0.00%
NASDAQ 4316.075
+57.637
+1.35%
S&P 500 1904.01
+17.25
+0.91%
FTSE 100 6322.53
+55.46
+0.88%
FTSE MIB 18966.939
+426.840
+2.30%
CAC 40 4050.69
+59.45
+1.49%
DAX 8807.70
+89.94
+1.03%
HANG SENG 23088.58
+18.32
+0.08%
Nikkei 225 14804.28
-306.95
-2.03%
S&P/ASX 100 4432.800
+4.900
+0.11%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.