Krishtlindja? Blini lodra inteligjente
12/10/2017
Fëmijët londinezë përjetuan një atmosferë të parakohshme Krishtlindjeje në muajin tetor.

Dyqani më i vjetër i lodrave në botë prezantoi 10 lodrat që parashikohet se do të jenë më të kërkuarat për festat e fundvitit.

“Hamleys”, ku Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka blerë dikur dhuratat për fëmijët, parashikon se i ashtuquajturi sektori i londrave inteligjente do të rezultojë më i suksesshmi për vitin 2017.

Pjesë e “Top 10” është tigri lozonjar “Tyler”, i cili hungërin, gërrhet dhe lëviz gjatë lojës bashkë me një kukull të quajtur “Luvabella”, që mëson frazat, reagon kur i gudulis këmbën dhe luan.

Në listë përfshihet gjithashtu një glob që tregon fakte e figura nga vende të ndryshme, kur shtypet me stilolaps.

“Ndryshimi me lojërat inteligjente është se ato mësojnë prej teje. Sa më shumë të luash e të ndërveprosh me to, aq më shumë mësojnë nga ato që u ke thënë më parë. Kështu nuk të duhet të përsërisësh veten, pasi lodrat mësojnë dhe zhvillohen”, tha Victoria Kay, shefe e shitjeve.

Ndërsa Krishtlindja është 74 ditë larg, shumë fëmijë vizituan dyqanin 136-vjeçar të enjten në Londër për të provuar lodrat inteligjente, para se të përfundojnë listën e dëshirave për Santa Clausin.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.