Ndahet nga jeta Dritan Prifti
12/10/2017
Ndahet nga jeta Dritan Prifti
Ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Prifti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe u ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve vitet e fundit.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.