Duterte i jep fund luftës ndaj drogës në Filipine
12/10/2017
Duterte i jep fund luftës ndaj drogës në Filipine
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte urdhëroi policinë që t’i japë fund çdo operacioni në luftën vdekjeprurëse kundër drogës pas një fushatë 15 mujore gjatë së cilës oficerët kanë vrarë me mijëra.

Zyra e Presidenti filipinas publikoi një memorandum që urdhëron policinë, ushtrinë dhe organizma të tjerë shtetërore që çdo operacion në këtë fushë t’i lihet agjencisë së antidrogës.

Kjo agjenci përbëhet nga 1800 nëpunës, vetëm 1% i 160 000 policëve në vend, një reduktim në shifra që pritet të ulë ndjeshëm edhe numrin e vrasjeve.

Në komunikatë nuk sqarohet pse Duterte, i cili njihet me nofkën “ndëshkuesi”, e mori këtë vendim, por ndryshimi vjen ndërsa presionin ndaj tij, nga brenda dhe jashtë, për fushatën e përgjakshme kishte arritur kulmin.

Për më tepër, sondazhet në vend tregonin se edhe publiku nuk po e mbështeste më operacionin masiv. Policia thotë se në kuadër të operacionit u vranë 3900 personalitet të trafikut të drogës, më shumë se 2 000 persona të tjerë që kishin lidhje me trafikun dhe mijëra të tjerë në rrethana të pashpjegueshme.

Analistët mendojnë se Duterte u detyrua që të hiqte dorë nga fushata e përgjakshme për shkak të kritikave dhe presionit të madh, megjithëse publikisht ai gjithnjë i ka hedhur poshtë kritikat duke thënë se do të vriste me dëshire miliona të droguar, veç trafikantëve të drogës.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.