Ish-ylli i Milanit, nga “Topi i Artë” në President
Ish-ylli i Milanit, nga “Topi i Artë” në President
Në 1995-n u zgjodh si lojtari i vitit, duke fituar “Topin e Artë”, por tashmë ish-lojtari i Milanit George Weah i është futur politikës dhe është drejt zgjedhjes President të Liberisë.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, raportimet nga Liberia thonë se ai ka fituar zgjedhjet ndaj rivalit Joseph Boakai dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë pasdites.

Për 12 vite me radhë, Liberia drejtohej nga Ellen Johnson-Sirleaf, ish-fituese e çmimit Nobel për Paqe.

Kjo është hera e tretë që Weah kandidon për postin e Presidentit të Liberisë, ndërsa këtë gjë e kishte bërë edhe në vitet 2005 dhe 2011, por kishte humbur.

Këtë herë fitorja duket e sigurt dhe ish-shokët e liberianit te Milani nuk kanë humbur kohë dhe e kanë uruar.

Marcelle Desailly e ka uruar Weah me anë të një postimi në Instagram, por ashtu tashmë Presidentin e Liberisë e ka uruar edhe Paolo Maldini.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.