Denoncimi në “Fiks Fare”, Ministria e Arsimit pezullon mësuesit

11/10/2017

Emisioni “Fiks Fare” transmetoi të martën në mbrëmje një video ku dukej qartë dhuna fizike dhe psikologjike e mësuesve të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi” ndaj nxënësve. Më shumë se 16 orë më vonë, reagoi zyrtarisht Ministria e Arsimit.

“Sot kanë nisur procedurat për pezullimin e mësuesve që kanë përdorur dhunë ndaj fëmijëve. Ministria do të marrë masa ndaj gjithë atyre mësuesve që ushtrojnë sjellje të tilla ndaj fëmijëve në ambjentet e shkollës. Pamjet flasin vetë, nuk ka tolerancë për ata mësues”, ka deklaruar Zamira Gjini, drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar në ministri.

Zyrtarja ka nënvizuar se aktualisht janë komisioni i etikës dhe organet kompetente që po merren me këtë video dhe qëndrimin që do të mbahet ndaj mësuesve dhe menjëherë më pas, drejtori i shkollës do t’i shkarkojë ata nga detyra.

“Ministria e Arsimit mban një qëndrim për pushimin dhe marrjen e masave deri në ekstrem për ata mësues që ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve në shkollë”, ka shtuar Gjini.

Ndërkohë, disa informcione paraprake thonë se mësuesit e akuzuar nga video janë shoqëruar në komisiariatin numër katër të kryeqytetit, së bashku me drejtorin e shkollës “Luigj Gurakuqi”. Por deri në orët e vona të pasditës së të mërkurës, asnjë burim zyrtar nuk e ka konfirmuar këtë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.