Sadiku: Sot i pafat, golat për Italinë
06/10/2017
Sadiku: Sot i pafat, golat për Italinë
Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë duke goditur edhe shtyllën ndaj Spanjës, por ishte i pafat për të shënuar në këtë transfertë të vështirë për Kombëtaren tonë.

Pas takimit, sulmuesi kuqezi u shpreh se ishte në një kondicion të mirë fizik dhe shpresonte të shënonte, por ishte i pafat. Sadiku thotë se shpreson që golat të vijnë me Italinë.

“Isha mirë, u futa në pjesën e dytë. Isha i pafat, mund të kisha shënuar dhe mund t’i jepnim më shumë ngjyra lojës. Shpresoj që golat të vijnë me Italinë. Kemi provuar gjatë gjithë ditëve skemën me të cilën luajtëm sot, Në pjesën e dytë luajtëm mirë”, tha Sadiku pas ndeshjes.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.