Panucci: Spanja shumë e fortë, i bëri tre gola edhe Italisë

06/10/2017

Panucci: Spanja shumë e fortë, i bëri tre gola edhe Italisë
Cristian Panucci nuk u duk i shqetësuar, pavarsisht humbjes 3-0 ndaj Spanjës, ndërsa pranoi se ishte e vështirë të bëhej rezultat.

"Nuk mund të luanim me Spanjën ballë për ballë, sepse është një nga ekipet më të mira të botës. Provuam të mbyllim hapësirat dhe të kundërsulmojmë, pr ata janë shumë të shpejtë dhe na vunë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë", tha Panucci.

Trajneri italian vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve, që nuk e humbën toruan edhe kur ishin në disavantazh të tre golave dhe arritën të prodhojnë një pjesë të dytë mjaft të mirë.

"Mendoj se dhamë maksimumin dhe kërkuam t'i sulmojmë spanjollët. Ne krijuam 3-4 raste në fillim, por ata na ndëshkuan në mundësinë e parë. Në dy momentet e shtyllave ishim edhe disi të pafat, por të mos harrojmë se Spanja i shënoi tre herë edhe Italisë. Mund të them se më pëlqeu veçanërisht mënyra se si interpretuam pjesën e dytë", tha trajneri i kuqezinjve.

Panucci u shpreh se tani ekipi do të rikuperojë për të qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë, në 'Loro Boriçi'.

"Duhet të jemi gatshëm për ndeshjen ndaj Italisë më datë 9. Eshtë një takim mjaft i ndjerë nga i gjithë populli shqiptar dhe do të mundohemi të marrim maksimumin për tifozët dhe për të mmbyllur mirë edicionin", tha Panucci. 

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.