Grezda: Duhet të shfrytëzonim rastet, krijuam shumë

06/10/2017

Grezda: Duhet të shfrytëzonim rastet, krijuam shumë
Grezda u vendos në formacion nga Panucci në sfidën e humbur 3-0 ndaj Spanjës dhe lëvizi shumë gjatë takimit, duke krijuar raste për lojtarët e tjerë, ndërsa provoi edhe vetë të godiste drejt portës.

Për rastet e shumta të krijuara nga skuadra jonë, Grezda tha pas takimit se nuk mund të vlerësohet si një paraqitje e dobët e skuadrës sonë, pasi përballë ishte Spanja që të ndëshkon.

“Spanja i shfrytëzon në maksimum rastet e saj dhe këtë bëri edhe në pjesën e parë. Ne kishim shumë raste për shënim dhe nuk ishte një paraqitje e keqe edhe pse nuk shënuam. Në pjesën e dytë ishim më të përqendruar. Me Spanjën është e vështirë t’i bësh ballë. Në pjesën e dytë ndryshuam formacion, luajtëm më mirë, por nuk shënuam”, tha Grezda.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.