Nobeli i Paqes, fituesit: Trump dhe Kim të ndalen!
06/10/2017
Nobeli i Paqes, fituesit: Trump dhe Kim të ndalen!
“Donald Trump dhe Kim Jong un duhet t’i japin fund!” është ky apeli i drejtoreshës së ICAN, Beatrice Fihn, në ditën kur organizata e saj fitoi çmimin Nobel për Paqen.

“Kim dhe Trump duhet ta dinë se armët bërthamore janë ilegale. T’i prodhosh dhe të kërcënosh se do t’i përdorësh është gjithashtu ilegale”, ka deklaruar Fihn.

Sipas saj, zgjedhja e Donald Trump president ka shtyrë shumë persona të shqetësohen për faktin se ai i vetëm mund të autorizojë përdorimin e armëve bërthamore.

ICAN lufton për implementimin e traktatit mbi ndalimin e armëve atomike. I krijuar në Australi e i zyrtarizuar më pas në Vjenë në vitin 2007, grupi numëron sot 468 organizata partnere në 101 vende të ndryshme.

Plot 122 vende e kanë miratuar traktatin e OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore, por vendet që zotërojnë armë të tilla, përfshirë Amerikën, Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën, nuk ishin pjesë e bisedimeve.

Çmimi kërkon t’i japë një shtysë të re çështjes së çarmatimit nuklear, në kohën e tensioneve në rritje ndërmjet Uashingtonit dhe Penianit, e paqartësisë që rrethon fatin e marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, për kufizimin e programit të tij bërthamor.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.