Një muze çokollate në Uashington
06/10/2017
Shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, Gjergj Dollani ka hapur një kafe butik çokollate. “Cafe Chocolat” është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre.

Në një nga zonat më të mira të Uashingtonit, sipërmarrja e shqiptarit Dollani ka vetëm një mision, të ndajë pasionin për çokollatat me njerëzit që ia dinë me të vërtetë vlerën atyre.

Përveç eksperimenteve të tij, Dollani prezanton në “Cafe Chocolat” edhe një koleksion të jashtëzakonshëm çokolllatash nga SHBA, ku sipas tij kultura e çokollatës ka qenë disi e cunguar, por edhe nga Europa.

Pasionin e tij për çokollatat, ai e krahason me atë të koleksionistëve të verës. Por, ajo që e mundon është mungesa e një elementi shqiptar në lokalin e tij. Ndaj, ai fton ndonjë artizan shqiptar të çokollatës, që të kontaktojë me të. Kjo, me dëshirën e mirë që t’i njohë amerikanët me një copëz Shqipëri të ëmbël.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.