Thaçi pret delegacionin e NDI
06/10/2017
Thaçi pret delegacionin e NDI
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim presidentin e Institutit Nacional Demokratik, Kenneth Wollack të shoqëruar nga drejtori për Europën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin dhe drejtori për Kosovë, Alexander Chavarria.

Thaçi ka falënderuar udhëheqësit e NDI-të, për mbështetjen që ata i kanë dhënë zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

Presidenti ka shtuar se mbështetja e NDI-të ka qenë e rëndësishme jo vetëm në krijimin e institucioneve, por edhe në krijimin e një kulture dhe vetëdije për të drejtat demokratike në Kosovë.

Nga ana tjetër, presidenti i NDI-t, Kenneth Wollack ka thënë se ky Institut do të vazhdojë mbështetjen në forcimin e mëtejmë të institucioneve demokratike në Kosovë, përmes projekteve të ndryshme.

Presidenti ka kërkuar nga NDI që krahas mbështetjes për institucionet të vazhdojë edhe mbështetja për shoqërinë civile, si shtyllë kryesore e zhvillimit të demokracisë në shoqërinë tonë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.