Durrës, shëtisnin me armë, gjykata i lë në burg
06/10/2017
Durrës, shëtisnin me armë, gjykata i lë në burg
Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Marjel Fierzën dhe “detyrim paraqitjeje” për shokun e tij Gentian Nderjaku.

Të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë gjatë operacionit “Vjeshtë 2017”, teksa lëviznin të armatosur në qytet me një automjet tip “Porche” që u sekuestrua nga policia, së bashku me 2 armët e zjarrit të llojit pistoletë.

Seanca e gjyqësore u zhvillua në masa të larta sigurie, ndërkohë që 30-vjeçari Fierza deklaroi se e kishte gjetur armën dhe ditën e arrestimit nga policia ishte nisur për ta dorëzuar në komisariat.

Ndërkaq, arma tjetër ishte në pronësi të Nderjakut, i cili zotëronte një leje për mbajtjen e saj vetëm në banesë, të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në prill të këtij viti.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.