Veliaj: Shkollat e reja me sistem parashkollor të integruar
06/10/2017
Lagja “Komuna e Parisit” do të ketë tashmë çerdhen e vetë publike, një investim i munguar prej vitesh.

Ka qënë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se është një investim për gjeneratën tjetër, ndërsa premtoi se të gjitha shkollat e reja do të jenë me sistem parashkollor të integruar.

“Ka disa lajme të mira, së pari, sigurisht hapja e një çerdhe të re. Kësaj here me një metodë pak më të shpejtë se sa investimi me llaç dhe tulla që edhe për efekt tenderimi dhe për efekt projektimi, merr kohë. Kemi filluar të shohim në qytet nëse mund të marrim direkt me qira godina që tashmë janë të përshtatura si shtëpi të mëdha për t’u transformuar pastaj në çerdhe 2 ose 3-katëshe. Do të vazhdojmë një proces kërkimi në të gjithë qytetin për të kuptuar zonat ku kemi kërkesën më të lartë për ndërtesa të ngjashme që me pak punë mund të konvertohen në çerdhe ose kopshte. Lajmi i dytë i mirë është që në të gjithë shkollat e reja që do të ndërtojmë me projektin e 16 shkollave, do të kemi edhe arsimin parashkollor. Pra një pjesë e shkollës do të ndahet veç, kryesisht për çerdhe dhe për kopsht dhe pastaj i gjithë cikli vërtet ndodh brenda një godine, por me trajtim të veçantë dhe me kategori të veçanta. Kështu që brenda vitit tjetër, Tiranës do t’i shtohen mbi 10 çerdhe dhe kopshte të rinj brenda territoreve të shkollave të reja, pra kampuseve të rinj arsimorë”, deklaroi Veliaj.

Ambientet e reja të kësaj shtëpize për fëmijë u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ambasadori turk në vendin tonë, Hidayet Bayraktar dhe përfaqësues të kompanisë donatore.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.