Përlotet Marjana Kondi... dashuria për nënën!

05/10/2017

Aktorja Marjana Kondi e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” rrëfeu për përjetimet në jetën profesionale dhe atë personale. Largimi nga Teatri Kombëtar, 4 vite më parë ka qenë një moment jo i lehtë për aktoren, e cila me projekte sot vazhdon të jetë pjesë e teatrit edhe pse drejtori i teatrit e hoqi atë nga trupa e tij.

Pyetjes nëse i mungon teatri, aktorja i’u përgjigj se “nuk është në teatër, por punon në teatër”, ka qenë kohë e vështirë largimi nga trupa e teatrit, duke u shprehur se: “Në teatër punon qorri dhe ha horri”.

Puthja e vetme televizive e aktores është ajo me aktorin e njohur Robert Ndrenika në filmin “Rrokullisja”, rikujtimi i kësaj skene e vuri aktoren në siklet, duke u shprehur më tej për prapaskenat se; “puthja ishte e ndjerë, edhe pse në skenar nuk ishte e parashikuar, ishte regjisori i pjesës ai që kishte kërkuar skenën e puthjes, nuk u menduan gjatë te dy ishim të gatshëm, ishte një gjë normale”.

E pyetur për marrëdhënien me vjehrrin, aktorja rrëfen se ka pasur një marrëdhënie speciale me të. “Unë kam jetuar me këtë baba, dhe nuk e kam ndjerë mungesën e babait tim biologjik”.

“Por dhe babai biologjik ka qene shume i mire, koha e ka sjellë ose fatet e jetës kane bërë që unë të shijoj këtë baba, jo babain tim të vërtetë”, të cilin aktorja nuk e kishte takuar që prej moshës 3-vjeçare, një takim që erdhi pas rreth 50 vitesh me babain. Ajo që Marjana thekson mes lotësh ishte dashuria për nënën e saj.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.