Stuhi kritikash ndaj Trump nga yjet e sportit
24/09/2017
Donald Trump është bërë subjekt i një abuzimi tejet të fortë nga yjet kryesorë të sportit, ditën e shtunë, pasi kritikoi lojtarët e NFL-së që kishin protestuar kundër padrejtësive racore dhe tërhoqi ftesën për kampionët e Golden State Warriors në NBA, që do të vizitonin Shtëpinë e Bardhë, duke shkelur kështu një traditë që daton prej presidencës së Reagan.

Ylli i Cleveland Cavaliers, i mbiquajturi “Mbreti”, LeBron James e quajti presidentin “vagabond”, ndërsa lojtari i Buffalo Bills, LeSean McCoy shkoi edhe më tej duke e quajtur presidentin “trap”. Edhe komisioneri i NFL-së, Roger Goodell ishte kritik, duke thënë në një deklaratë se “komentet përçarëse si ato të Trump demonstrojnë fatkeqësisht një mungesë respekti për sportin e NFL-së”.

Në deklaratën zyrtare të klubit, “Warriors” pranuan se nuk do të shkonin në Shtëpinë e Bardhë, por ata thanë do ta shfrytëzojnë udhëtimin e tyre drejt Uashingtonit në muajin shkurt, teksa në datën 28 do të ndeshen me Washington Wizards, për të “festuar barazinë, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen”.

Të premten, Stephen Curry, lojtari më i mirë i kampionëve të NBA, u tha reporterëve se do të votonte kundër, kur lojtarët të mblidheshin të gjithë së bashku për të vendosur nëse do të shkonin në vizitën e Trumpit.

“Warriors-at mund të frymëzojnë ndryshime dhe dhanë një mesazh të qartë duke shpërfillur presidentin”, tha Curry. Por, mëngjesin e së shtunës, Trump shkroi në Twitter: Të shkosh në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet një nder i madh për një ekip kampion. Stephen Curry po heziton, ndaj dhe ftesa është anuluar.

Por ndaj presidentit kanë vërshuar një sërë kritikash, përfshi edhe nga James, i cili ka shkruar plot 3 herë në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e Obamës pas fitores së titujve me Miami Heat dhe Cleveland Cavaliers, duke shkaktuar një stuhi shpërthyese ndaj Trump. Pas ofendimit ndaj tij (U bum!), LeBron James thotë se “dikur ishte nder të shkoje në Shtëpinë e Bardhë...derisa aty u shfaqe ti”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.