Tevez sulmon ashpër futbollin kinez
21/09/2017
Tevez sulmon ashpër futbollin kinez
Carlos Tevez merr 30 milionë euro në sezon për të luajtur me Shanghai Shenhua në kampionatin kinez të futbollit, por duket se është penduar shumë për zgjedhjen që ka bërë.

Sulmuesi argjentinas, ish-lojtar i United, City dhe Juventus, sulmoi ashpër futbollin kinez, duke thënë se përbëhet nga lojtarë të dobët.

“Në Amerikën e Jugut dhe në Europë mësohet futbolli që kur je fëmijë. Në Kinë, jo. Nga ana teknike nuk janë të mirë. Besoj se edhe pas 50 vitesh, futbolli kinez nuk do ta arrijë dot nivelin e futbollit europian”, tha Tevez.

Aktualisht, argjentinasi është lënë jashtë skuadrës sepse është mbipeshë. Në një vit e gjysmë në Kinë, ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.