Institucionet e reformës, nis zgjedhja për KLGJ dhe KLD

20/09/2017

Drejtuesit e të gjithë institucioneve të arsimit të lartë janë mbledhur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, për të zgjedhur përfaqësuesit nga trupa pedagogjike, të cilët do të jenë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë: Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Edhe në këtë rast, numri i aplikuesve ishte në të njëjtin nivel me atë të kandidaturave që do të paraqiten.

Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, tha: “Ligji kur është bërë, është bërë duke menduar që çdo institucion arsimor të paraqesë nga 3 kandidatura dhe ne sot do të kishim 40 kandidatura, nga ku do duhet të zgjidhnim jo më pak se 6 e jo më shumë se 10. Kemi 7 dhe do të procedojmë pak më shpejt”.

Në listë janë gjithsej 11 kandidatura, ku disa prej tyre kandidojnë në të dyja institucionet. Por, Sokol Sadushi u shpreh se kjo nuk përbën asnjë problem, pasi është Kuvendi ai që më pas vendos për ta. Detyra e tyre është pikëzimi i kandidaturave dhe dërgimi i tyre për të plotësuar vendet vakante të rezervuara në këto institucione për institucionet e drejtësisë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.