Reforma e sistemit te taksave, Trump: Të pasurit nuk përfitojnë
14/09/2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donald trump, tha të mërkurën se me planin etij të reformimit të sistemit të taksave, amerikanët e pasur nuk do të përfitojnë dhe madje mund të detyrohen të paguajnë taksa më të larta.

Në një takim me një trup bipartizane ligjvënësish në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se qëllimi kryesor i tij ishte reduktimi i taksave për klasën e mesme dhe për koorporatat, në mënyrë që të stimulohet hapja e vendeve të reja të punës.

"Të pasurit nuk do të përfitojnë nga ky plan. ne po përpiqemi për klasën e mesme dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. Unë nuk jam skeptik. Nëse do t'i bëjmë gjërat me pëlqimin e të dyja palëve, kjo do të ishte diçka shumë e mirë dhe mund të funksionojë", tha presidenti amerikan.

Trump priti liderin e demokratëve në Senat, Chuck Schumer dhe lideren e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të diskutuar mbi reformën e taksave dhe axhendën legjislative dhe sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dëshiron të punojë me të gjithë ata që duan që Amerika të bëjë përpara. 

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.