Murgesha me sharrë, nis pastrimin pas uraganit Irma
14/09/2017
Nuk ndodh çdo ditë që të shikosh një murgeshë me sharrë elektrike në dorë, por motra Margaret Ann, e ka përdorur me stil në Majemi, duke pastruar mbetjet që la pas uragani Irma.

Me veshjen e saj të murgeshës, ajo është fiksuar në kamera teksa përdorte pajisjen jo fort të lehtë, duke ndihmuar në largimin e një peme që ishte rrëzuar nga stuhia e egër.

Policia e majemit publikoi videon në faqen e saj në Twiter, duke falënderuar murgeshën dhe komunitetin për ndihmën e dhënë pas kalimit të uraganit Irma.

Motra Margaret Ann, punon në një shkollë të mesme në Kendallin perëndimor. Ndërsa zona mund të jetë kursyer nga goditja e drejtpërdrejtë e Irmës, vendosmëria e murgeshës, tregoi se sa të predispozuar ishin banorët e Floridas për t’iu rikthyer jetës normale.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.