Shefi i OKB-së: Ndal persekutimit të Rohingave
13/09/2017
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i kërkoi autoriteteve të Mianmarit, ose Birmanisë, t’i japin fund dhunës kundër myslimanëve Rohinga, të vendit me shumicë budiste, duke thënë se situata mund të krahasohet me një spastrim etnik.

I kërkoj autoriteteve të Mianmarit të ndalin aktivitetin ushtarak, t’i japin fund dhunës dhe të njohin të drejtën e kthimit për të gjithë ata që janë larguar nga vendi - tha Guterres. Sipas tij, situata humanitare është katastrofike dhe vendet duhet të ndërhyjnë me ndihma.

"Armiqësitë e trashëguara prej dekadash, tani janë përshkallëzuar duke kapërcyer kufijtë e mianmarit e duke destabilizuar rajonin. Situata humanitare është tani katastrofike”, u shpreh Guterres.

I pyetur nëse situata mund të cilësohet një spastrim etnik, Guterres tha: “Unë do t’i përgjigjem pyetjes suaj me një tjetër pyetje: kur një e treta e popullatës Rohinga është detyruar të lërë vendin, a mund të gjendet një fjalë më e mirë për ta përshkruar atë”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.