Champions, Ronaldo bën dopietë, Ahmedi titullar
13/09/2017
Champions, Ronaldo bën dopietë, Ahmedi titullar
Cristiano Ronaldo rikthehet të luajë për Real Madridin dhe menjëherë e nis me dopietë, në ndeshjen ndaj Apoel, të fituar 3-0.

Portugezi ka munguar në javët e para të kampionatit spanjoll për shkak të pezullimit me 5 javë, të marrë nga Federata e Futbollit, sepse shtyu arbitrin.

Liverpool nuk shkoi dot më shumë se barazim 2-2, ndaj Seviljas, në një ndeshje vërtetë spektakolare.

Surpriza erdhi nga Ukraina, ku Napoli u mposht me rezultatin 2-1, nga vendasit e Shakhtar Donetsk dhe nga Portugalia, ku Besiktas mposhti Porton me rezultatin 1-2.

Manchester City fitoi me goleadë, 0-4 ndaj Feyenord, ndërsa Tottenham mposhti 3-1 gjermanët e Borusia Dortmund.

Në këtë mbrëmje të Champions League, zbriti në fushë edhe Valon Ahmedi, sulmuesi shqiptar që aktivizohet për Mariborin.

Sllovenët u ndanë në barazim 1-1, me rusët e Spartakut të Moskës, ndërsa mesfushori kuqezi luajti titullar dhe u zëvendësua në minutën e 70.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.