Serena prezanton vogëlushen e saj (FOTO)

13/09/2017

Serena prezanton vogëlushen e saj (FOTO)
Dy javë pasi u bë për herë të parë nënë, Serena Williams u prezantoi fansave vogëlushen e saj.

Tenistja e famshme amerikane publikoi një seri fotosh në rrjetin social Instagram të vetes duke mbajtur në krah Alexis Jr., që mban emrin e të atit, Alexis Ohanian, themeluesit të Reddit.

35-vjeçarja njoftoi edhe emrin e plotë të vajzës, që do të quhet Alexis Olumpia Ohanian Jr., ndërkohë që tha se iu desh të qëndrojë 1 javë pas lindjes në spital për shkak të disa komplikacioneve, pa dhënë më shumë detaje.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.