Në shkollë me para’ borxh
13/09/2017
Shitja e librave në Kukës vazhdon edhe pas fillimit të shkollës.

Shumë prindër, pjesë e skemës së ndihmës ekonomike të qytetit thonë se nuk janë paguar për muajin korrik dhe gusht, ndaj u është dashur të marrin para’ borxh për të blerë librat e fëmijëve.

“Ka dy muaj që nuk kemi marrë ndihmën. Morëm lekë borxh për librat. Mësuesit nuk i pranojnë në klasë nxënësit pa libra dhe për këtë arsye jemi detyruar të hyjmë në borxhe”, thonë prindërit, të cilët kërkojnë nga këshilltarët bashkiakë që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë fondin e ndihmës ekonomike.

Paketa e teksteve shkollore për shkollat e mesme shkon deri në 12 mijë lekë, ndërkohë që një familje kuksiane merr mesatarisht rreth 5 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Edhe pse për këtë kategori rimbursohet një pjesë e faturës së librave shkollorë, vonesa e pagesës së ndihmës prej dy muajsh i ka vënë në vështirësi ata këtë fillimviti shkollor.

Mbi 6 mijë familje në Kukës trajtohen me ndihmë ekonomike. Rreth 9 mijë nxënës janë ulur këtë vit në bangat e shkollës në Kukës.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.