Kupa e Shqipërisë, sot ndeshjet e raundit të parë
13/09/2017
Luhen sot në orën 16:00 ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Të bie në sy fakti që skuadrat e kategorisë Superiore do të përballen me ato të Kategorisë së Parë e megjithatë nuk mungojnë sfidat interesante që pothuajse të kthejnë prapa në kohë.

Në Kavajë, Besa do të presë Tiranën në një prej sfidave historike të futbollit shqiptar. Tirana vjen në këtë përballje me mantelin e pretendentes pasi është skuadra fituese në fuqi e këtij trofeu.

Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo që do të luhet në Peze Helmëz mes Dinamos dhe Flamurtarit, edhe kjo një sfidë që i mungon admiruesve të futbollit në vendin tonën. Vlonjatët, që duken favoritë në letër për të kaluar turin, kërkojnë të jenë në arenën evropiane sezonin e ardhshëm dhe fitorja e mundshme e Kupës ia lejon këtë.

Derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes është një tjetër sfidë që tërheq vëmendjen në këtë raund të parë të edicionit të ri të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që Partizani,  skuadra që e ka fituar këtë trofe 15 herë do të përballet me Naftëtarin. Kukësi do të luajë ndaj Egnatias, ndërsa Vllaznia do të udhëtojë drejt Krujës për të zhvilluar sfidën me Kastriotin. E vetmja ndeshje e mbyllur e raundit të parë  e Kupës së Shqipërisë është ajo mes Mamurrasit e Skënderbeut e fituar nga korçarët me rezultatin e thellë 8-0.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.