Nga burgu në pasarelë!
13/09/2017
Nga burgu në pasarelë!
Një tjetër i dënuar, pas Jeremy Meeks, ka nisur karrierën si model dhe fama e tij pritet të rritet ndjeshëm.

Është fjala për 20-vjeçarin Mekhi Alante Lucky, i cili u arrestua në vitin 2016 në zonën e Wakel sepse refuzoi që të paguante benzinën në një pikë karburanti. Gjithashtu në momentet që u ndalua nga policia, Lucky bëri rezistencë duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë, e përfundoi në burg.

Falë veçantisë së syve; njëri blu dhe tjetri kaf i errët, fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale dhe menjëherë sapo përfundoi dënimin, ai u ngjit në pasarelë, madje në javën e Modës në Nju Jork. Ai ishte një prej modelëve të zgjedhur nga Helmut Lang.

Në muajin gusht, Mekhi Alante Lucky nënshkroi një kontratë si model me agjencinë “St Claire” dhe e ardhmja e tij në botën e modës duket e sigurt!

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.