Samsung me Galaxy Note të palosshëm
13/09/2017
Samsung me Galaxy Note të palosshëm
Samsung po synon të lançojë një version të palosshëm të Galaxy Note vitin e ardhshëm ka thënë së fundmi presidenti i Samsung Mobile, Dong Jin Koh.

Kjo nuk do të thotë një telefon i palosshëm si ‘flip phone’ që kemi përdorur më parë, por që do të përthyhet përgjysmë. Aktualisht kompania ka bërë telefona fleksibël dhe me ekran të lakuar, por jo një ekran që mund të paloset në gjysmë. Ka disa pengesa megjithatë, përfshi hardware brenda telefonit që nuk është vendosur ende.

“Si kreu i këtij biznesi, mund tju them se objektivi jonë aktual është vitin e ardhshëm. Nëse arrijmë të tejkalojmë disa probleme sigurisht që do të lançojmë produktin”, ka thënë Jin Koh për Bloomberg.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.