Kryemadhi, kritika Metës dhe kundër programit të Ramës

12/09/2017 18:40

E ashpër ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndaj programit të qeverisë.

E veçanta në fjalën e saj ishte edhe një kritikë ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta për bashkëpunim të nxituar me mazhorancën për dekretet.

“Unë mendoj se është krejtësisht meritë e kryeministrit tonë që e shndërroi Shqipërinë nga një “principatë të kanabisit të Lazaratit” në “Republikën e Përgjithshme Kombëtare të Kanabisit”. Falë kësaj republike, ai arriti të blinte votat e shqiptarëve. Kaq i zënë ka qenë ai me sajdisjen e atyre që blenë votat në qershor, sa nuk paska pasur kohë për të shkruar një dokument serioz programor për qeverisjen e ardhshme të vendit, por ka “gatuar” një program batutash të shkruar keq, me gabime, lajthitje, që janë provë e padijes së thellë”, tha Kryemadhi.

“Kush mban përgjegjësi për këtë situatë katastrofike të rendit, të ekonomisë, të shoqërisë dhe për këtë imazh të shkatërruar të Shqipërisë sot? Jam e bindur që secili prej nesh, edhe Presidenti i Republikës që firmosi dekretet pa iu tharë boja e firmës së Anastas Angjelit në procesverbalin e zgjedhjes së kryetarit”, shtoi Kryemadhi.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.