Hahn, të premten në Beograd. Bisedime edhe për Kosovën
12/09/2017
Hahn, të premten në Beograd. Bisedime edhe për Kosovën
Zgjidhja e çështjes së Kosovës, gjendja në Ballkanin Perëndimor dhe avancimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE do të jenë në fokus të vizitës së Komisionerit për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, ditën e premte në Serbi.

Gazeta serbe “Danas” raporton se, Hahn do të takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas informacioneve jozyrtare, Hahn mund të mbajë një fjalim në Serbi, me fokus te partneriteti strategjik mes Beogradit dhe BE-së.

“Danas” shkruan se BE-ja është e kënaqur me përfundimin e krizës disamujore politike në Kosovë. Po ashtu e ka pritur mirë edhe faktin se përfaqësuesit serbë, të afërt me Beogradin zyrtar, janë bërë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Ardhja e zyrtarit të lartë të BE-së interpretohet nga opinioni publik në vend, si një sinjal inkurajimi nga Brukseli në prag të nisjes së një faze të re të dialogut me Serbinë, këtë vjeshtë, kur Komisioni Europian do të publikojë progresraportin  e vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.