Nikolla shpalos prioritetet e qeverisë për arsimin
12/09/2017
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpalosur para deputetëve programin për arsimin, ku foli mbi objektivat që do të arrihen që në 300 ditët e para. Ajo foli për mësimin dixhital, dixhitalimin e shërbimeve të MAS dhe bashkëqeverisjen me prindërit.

“Kemi përgatitur një program të detajuar në pesë fusha, me 12 prioritete, 79 objektiva dhe 169 indikatorë të matshëm për realizimin e tyre. Qeveria do të bëjë të mundur që brenda 300 ditëve të para në çdo shkollë me klasa kolektive të kemi mësimin dixhital. Ne do ta dyfishojmë numrin e mësuesve ndihmës, na duhet të jemi bashkë në betejën e braktisjes së shkollës nga grupe të margjinalizuara për fëmijët romë, egjiptianë e të tjerë. Programi ynë i bashkëqëverisjes me prindërit do të përmbushë 15 masa që në 300 ditët e para të qeverisjes. Së bashku me ministrinë e Kulturës do të promovojmë dhe pilotojmë programin e edukimit me art e kulturë që në 100 ditët e para. Në 100 ditë do të përqëndrojmë në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet për ju. Do të përgjysojmë dokumentat që nevojiten për të marrë shërbimin dhe në 300 ditë do të mundësojmë dixhitalizimin e 30 shërbimeve nga 49 që sot ofron MAS”, tha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.