Programi për diasporën, Majko: Realizim të votës së emigrantëve
12/09/2017
Tashmë në cilësinë e ministrit të Shtetit të Diasporën, Pandeli Majko foli në Kuvend mbi nevojën e votës së emigrantëve. Ai tha se kërkesës së qendrave të organizuara të emigracionit në shumë vende, politika shqiptare i është përgjigjur për realizim.

“Marrëdhënia me emigracionin dhe diasporën shqiptare përfaqëson një prioritet të qeverisë së re. Kush nuk jeton në Shqipëri ndjen boshllëkun e komunikimit apo kujdesit minimal shtetëror. Për ccështjet e emigracionit dhe diasporës do të bashkëpunohet sidomos me shtetet fqinje. Në emigracion dhe jo vetëm aty, shqiptaria nuk është formë, por përmbajtje. Do të jetë një detyrë e dorës së parë bashkëpunimi me Kosovën në këtë ccështje e pastaj të dyja shtetet së bashku të ndajmë eksperiencat më të mira dhe detyrat që na takojnë përballë bashkëkombësave tanë që politika do ti fusë duart dhe kështu, kjo do të ishte e mirëkuptueshme nëse të dy palët, si maxhoranca dhe opozita të ndjeheshin pjesë e të njëjtit informim, veprim dhe reformë që do të bëhet për pjesën më vitale të popullit tonë jashtë vendit. E drejta e votës është një kërkesë që vjen nga qendrat më të organizuara të emigracionit shqiptar në Greqi, Itali, SHBA, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Kanada e deri në Australi. Nga politika shqiptare janë bërë pohime të qëndrueshme për ta realizuar këtë kërkesë”, tha Pandeli Majko.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.