IOC: Kriza e Phenianit s'i kërcënon Lojërat 2018
12/09/2017
Kriza e Koresë së Veriut, e krijuar për shkak të testeve bërthamore të kryera nga vendi komunist, ka bërë që të ngrihen dyshime në lidhje me zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2018 që do të mbahen në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Ai që mendoi të fashisë këto dyshime ishte presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në Kongresin e këtij institucioni të mbajtur në Lima të Perusë. Bach theksoi se Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm nuk janë në rrezik.

Ai u shpreh për gazetarët se shpreson në një zgjidhje diplomatike të kësaj krize përpara startit të Lojërave Olimpike Dimërore dhe shtoi se dyert e këtij evenimenti janë të hapura për të gjithë sportistët nga Koreja e Veriut, të cilët IOC është gati t'i mbështesë.

Ndërkaq, deri në këtë moment asnjë prej sportistëve koreano-veriorë nuk kanë arritur normat kualifikuese për këto Lojëra, të cilat do të zhvillohen në periudhën 9-25 shkurt të vitit të ardhshëm.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.