Wenger ishte pranë kalimit te Manchester United
11/09/2017
Wenger ishte pranë kalimit te Manchester United
Arsene Wenger mund të kishte marrë drejtimin e Manchester United në vitin 2002 për të zëvendësuar Sir Alex Ferguson.

Ai që zbulon këtë prapaskenë është ish-Presidenti i “Djajve të Kuq”, Martin Edwards, në librin e tij. Edwards shpjegon se në atë kohë kur Ferguson mendoi tërheqjen nga futbolli, ai dhe pjesa tjetër e bordit drejtues të skuadrës menduan për francezin si opsion të parë për ta zëvendësuar skocezin. Por, në fund Wenger preferoi qëndrimin te Arsenali, një qëndrim që po zgjat prej 21 vitesh.

“Gjithnjë kam qenë i lumtur te Arsenali. I dua vlerat e këtij klubi. Evolucioni në 20 vitet e fundit ka qenë shumë interesant. Por, kur erdha këtu në 1996, Arsenali kishte vlerat që unë dua t'i shoh gjithnjë në sport. Është kjo arsyeja që jam ende në aktivitet”, është shprehur vetë Wenger.

I pyetur nëse u tundua nga ideja për të marrë frenat e “Djajve të Kuq”, Wenger e pranoi se e mendoi diçka të tillë, pasi “Manchester United është një klub që tërheq  vëmendje”. Wenger shtoi se fakti që ai ndihej mirë te Arsenali ia bëri më të lehtë detyrën për të refuzuar mundësinë e kalimit në “Old Trafford”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.